E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baldushk, plagoset kreu komunës, identifikohet autori

TIRANË- Plagoset me armë zjarri kryetari i Komunës Baldushk, Elmi Allmuça. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.15 e mbrëmjes së të dielës.

Pas njoftimit të ngjarjes organet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të hetuar rrethanat që është kryer krimi. Policia ka identifikuar autorin për kapjen e së cilit janë ngritur postoblloqe në kryeqytet.

Sipas burimeve të uniformave blu atentatori ka lëvizur me një automjet tip Benz Mercedes me ngjyrë të zezë. Elmi Allmuça është vënë në krye të komunës Baldushk në zgjedhjet e majit të viti 2011. Allmuça është pjesë e Aleancës për Qytetarin (Partia demokratike). Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e krimit.

(fj.di/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›