Mbyllet armëpushimi në PS, Nano njofton nisjen e lëvizjes së re politike

Lideri historik i së majtës, Fatos Nano i lë vetëm 24 orë kohë reflektim Edi Ramës, për njohjen e kontributeve të tij në politikë, para se të shpallë lëvizjen e re politike, e cila ka si synim ri-bashkimin e së majtës pa Edi Ramën
Në një kohë kur Edi Rama as që e ka marrë mundimin të nxjerrë një produkt presidencial nga Partia Socialiste apo qoftë edhe nga tryeza in- ekzistente me aleatët, dalin në pah problemet e para brenda kampit rozë. Kreu i PS-së po e paguan shtrenjtë sjelljen guerile që demonstroi ndaj kandidatit të mazhorancës, Xhezair Zaganjori, në raundin e parë kushtetues të zgjedhjes së Presidentit. I përfolur si moment kompromisi dhe konsensusi politik, procesi për presidentin e ri ishte shëmbëlltyre e startit të 2007-ës, me ezaurimin e raundeve dhe diktimin që forcat politike i bëjnë njëra-tjetrës. Mazhoranca mbërriti në Kuvend me një kandidaturë tepër dinjitoze si dhe të pakontestueshme nga pikëpamja morale dhe ligjore.
...