E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të presidentit, përfundon takimi Berisha-Rama

Ka zgjatur 90 minuta takimi me dyer të mbyllura Berisha – Rama. Takimi ni në orën 20:35 takimi i shumëpritur Berisha Rama. I pari që mbërriti në kryesinë e Kuvendit, fiks në orën 20:30 minuta ishte Kryetari i PS, Edi Rama. Kryesocialisti shoqërohej nga kreu parlamentar i grupit të PS, Gramoz Ruci.

Pas 5 minutash drejt kryesisë hyri kryeministri Sali Berisha, i shoqeruar nga kreu i grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi. Takimi mes Ramës e Berishës është i pari që pas vitit 2007 mbahet në kryesinë e Kuvendit, institucioni nga ku gjithmonë kanë dalë emrat e presidentëve të vendit që pas vitit 1997.

Dy politikanët nuk shtrëngojnë duart gjatë pranisë së kamerave. Takimi po vijon me dyer të mbyllura.

(në përditësim)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›