E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në ligjin “Për legalizimet” synojnë ecjen me shpejtësi të këtij procesi

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u shpreh se ndryshimet që i bëhen ligjit “Për legalizimet”, synojnë të thjeshtojnë procesin nga ngarkesat burokratike, në mënyrë që procesi të ecë me ritme më të shpejta.

“Ka disa ndryshime në ligjin “Për legalizimet”, të cilat vijnë si rezultat i eksperiencës së madhe të krijuar deri tani. Këto ndryshime synojnë të thjeshtojnë procesin dhe burokracitë në këtë drejtim”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Berisha vuri në dukje se krahas 65 zonave të përfunduara tashmë, janë edhe rreth 35 zona të tjera, që presin të kalojnë për miratim në KRTRSH. “Barra burokratike mbi qeverisjen vendore, por jo vetëm mbi të, është thjeshtuar, në mënyrë që procesi të ecë më me shpejtësi, pasi tashmë është fituar edhe një eksperiencë e madhe”, theksoi Kryeministri. Duke iu referuar procesit të privatizimit të apartamenteve të dikurshme, ku 220 mijë apartamente u privatizuan në 8 muaj, Kryeministri Berisha theksoi se mbi këtë bazë, ka pasur disa reflektime në ligj, për të bërë të mundur shpejtimin e procesit.   

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›