E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Partneriteti publik privat do të njohë dimensione të reja gjatë këtij viti

Kryeministri Berisha tha, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se partneriteti publik privat do të njohë dimensione të reja gjatë këtij viti.

Në këtë kontekst, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe e Shanseve të Barabarta, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Drejtësisë në mundësitë e saj dhe Ministria e Mbrojtjes në disa shërbime të caktuara zgjerimin dhe thellimin këtë vit të hapësirave të partneritetit publik privat.

Ky vit, theksoi Kryeministri, duhet të jetë viti i partneritetit publik privat.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›