E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave do të vendosë standarde të reja për realizimin e investimeve

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha bëri të ditur se ky vit është viti i investimeve më të mëdha në historinë e vendit. Duke theksuar se realizimi i tyre kërkon përqendrim edhe më të madh të institucioneve, Kryeministri bëri të ditur se Ministria e Financave do të vendosë standarde të reja lidhur me procedimin për realizimin e investimeve. “Këto standarde, - tha Kryeministri - synojnë t’ju ndihmojnë dhe mobilizojnë në mënyrë që të ketë një realizim të investimeve publike të shpërndarë mirë gatë vitit.”

Kryeministri kërkoi gjithashtu nga anëtarët e qeverisë identifikimin, përparësimin dhe finalizimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›