E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet kalendarin e dhuruar nga Ministrja Bregu për kabinetin qeveritar

- Kalendari përmban prioritete bazë të çdo ministrie në zbatimin e MSA-së

Kryeministri Berisha përshëndeti sot dhuratën e bërë nga Ministrja e Integrimit, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë, për kabinetin qeveritar, një kalendar ku specifikohen për çdo ministri prioritetet bazë të punës, në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit.    

“Zonja Bregu ka përgatitur një dhuratë për secilin prej jush. Unë e përgëzova dhe e falënderova atë për dhuratën e bërë dhe shpresoj se ky kalendar do të jetë në tryezën tuaj të përditshme të punës dhe ju do të specifikoni për çdo javë, përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit”, u shpreh Kryeministri.

Nga ana e saj, zonja Bregu shpjegoi se në këtë kalendar janë renditur prioritet bazë për çdo muaj, për secilën ministri, duke nisur nga Kryeministria, në raport me detyrimet për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›