E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet në qeveri, Paloka: Kjo është e drejtë e Berishës

Share

Kryeministri Berisha është mandatuar nga partia për të ushtruar të drejtën ekskluzive për ndryshimet e kabinetit qeveritar.

Duke hedhur poshtë pretendimet e disa deputetëve brenda selisë blu për nevojën e ndryshimeve të mëtejshme në qeveri, nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, thotë për Ora News se kjo është e drejtë e kryeministrit i cili është njëkohëshit edhe kryetar i Partisë Demokratike.

Pas votimit të ish ministrit të brendshëm Bujar Nishani në postin e kreut të shtetit, kryeministri i dha këtë post Flamur Nokës. Në këtë kohë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim bëri ndryshimet e radhës të emrave të saj në kabinetin qeveritar, në këto kushet zëra brenda PD-së shprehën për nevojën e ndryshimeve të mëtejshme në qeveri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›