E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në rregullore, PS të enjten në seancë

TIRANE-  Partia Socialiste do të jetë e pranishme në seancën parlamentare të së enjtes për të debatuar në lidhje me ndryshimet në rregullore dhe kufizimin e imunitetit.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.
 Amendimet e propozuara nga PD-ja u miratuan sot nga komisioni i ligjeve vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita u largua nga salla.
Në Komisionin e ligjeve ndryshimet në rregullore, që lidhen me modifikimin e dispozitës për ndryshimin e rendit të ditës së punimeve të parlamentit, u kundërshtuan ashpër nga deputetët socialistë, të cilët i konsideruan ato si 'antikushtetuese dhe presion ndaj opozitës', duke çuar në largimin e tyre nga kjo mbledhje.
Deputeti i PS-ë, Pandeli Majko, tha se amendimi i rregullores është një sulm ndaj opozitës për ta penguar atë të ushtrojë funksionin e saj në parlament, siç e parashikon Kushtetuta.
(ne vazhdim)
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›