E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufizimi i imunitetit Komisioni i Ligjeve miraton pr/ligjin

Komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar sot projektligjin për kufizimin vullnetar të imunitetit nga ana e deputetëve. Miratimi është bërë vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, pasi ata opozitarë braktisën mbledhjen pas një seri debatesh.

Në këtë projektligj janë përfshirë edhe dy amendamente të propozuara nga deputeti demokrat Eduart Halimi sipas së cilave nëse deputeti që zapton më shumë se një minute foltoren e foltoren e Kuvendit merr vërejtje dhe kur qëndron më shumë se dy minuta, merr masa perjashtuese. Këto ndryshime të rregullores së Kuvendit u cilësuan absurde nga deputetët socialistë.

Nisma e PD për kufizimin e imunitetit të deputetit dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale, synon kufizimin e imunitetit të deputetëve për fillimin e ndjekjes penale për veprat penale që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv sipas dispozitave të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›