21 Janari, PD: Prokuroria nuk e ndal dot dorëzimin e përgjegjësve
TIRANE-Partia Demokratike deklaroi sot se ngjarjet e 21 Janarit do të zbardhen dhe përgjegjësit do të vihen para drejtësisë. Deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi Prokurorinë se ka marrë përsipër të mbrojë përgjegjësit e 21 Janarit.
“Ka kaluar një muaj nga grushti i shtetit dhe asnjë përgjegjës nuk është thirrur për hetime. Opinioni publik pret me padurim gjetjen e përgjegjësve, ndërkombëtarët bëjnë thirrje për hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës por ka mëse një muaj që nga Prokuroria po reflektohet një karakter individualiteti, mori përsipër të shpëtojë organizatorët”
“Këtu vërtetohet imlikimi i Prokurorisë me ngjarjet e 21 Janarit. Kallzimet nga Policia e Shtetit depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë transferuar në prokurorinë e thjeshtë të Tiranës. Por ne do zbardhim ngjarjen dhe do vendosim para drejtësisë autorët e vërtetë, dhe as prokurorja nuk do mundet të ndalë dorëzimin e tyre para drejtësisë.
Alibeaj theksoi se mazhoranca do të bëjë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e ngjarjes me vërtetësi dhe me paanshmëri.
Reagimi i PD vjen pak orë pas publikimit të raportit të komisionerit të KE, Thomas Hammarberg ku bëhej thirrje që forcat politike të mos polarizoheshin për ngjarjet e 21 Janarit ku u vranë 4 persona, por i bëri thirrje të bashkëpunojnë me prokurorinë që ngjarja të zbardhet plotësisht.
(d.b/BalkanWeb)