Sherr me fqinjin, e terrorizon me bresheri "Kallashi"
Korce- Grindet me fqinjin, e terrorizon me bresheri armesh ne drejtim te shtepise se tij. Policia e Korces beri dje me dije, se ndaloi te dyshuarin Petrit Zeneli 41-vjec, banues ne fshatin Pojan dhe mori nen hetim Urim K. 24-vjec dhe Ervin D. 25-vjec, pasi dyshohen se kane shkuar ne banesen e Xh. Ramadanit dhe pas nje konflikti, kane qelluar me bresheri "Kallashnikovi" ne drejtim te tij, por fatmiresisht pa lenduar asnje prej pjesetareve te familjes. Ndaj te ndaluarit dhe dy shokeve te tij, u ngriten akuzat e "armembajtjes pa leje", "dhunimit te baneses" dhe "prishjes se qetesise publike".