Ndryshimi i drejtshkrimit, Kolec Topalli sqaron propozimet

Rishikimi i drejtshkrimit të shqipes ka përfshirë në një debat të gjerë akademikët shqiptarë dhe ata të Kosovës. Akademiku, Kolec Topalli, i cili është edhe anëtar i komisionit mbarëkombëtar të gjuhës thotë se është porosia e drjetshkrimit të 72 është që ky tekst të rishikohet. Nga ana e tij akademiku sqaron se për cështjen nëse do të hiqet ose jo zanorja ë, do të ndiqen 2 rrugë.
Propozimi i parë është që zanorja ë do të hiqet në emrat "lojë, rojë, gojë" që kanë prapashtesat "tar". Akademiku Topalli thotë se ka një kakofoni në lidhje me ndryshimet që janë propozuar për në drejtëshkrim. Propzimi i dytë për zanoren ë është që ajo të vendoset, pra të shtohet në vendin e duhur ku ka funksion fonetik dhe gramatikor, psh nga britmë në britëm.
Ndryshimet e tjera të propozuara në këtë komision ndërakademik janë shkrimi më gërmë të madhe të emrave të përvecëm dhe të fjalës Zot që me drejtëshkrimin e 72 janë me të vogël. Ndryshimin e fjalës Evropë në Europë. Gjithashtu Topalli kujton se asnjë akademik nuk kërkon të tjetërsojë drjetshkrimin aq më tepër për të pasur 2 drjetëshkrime, një për shqiptarët e Shqipërisë dhe një për shqiptarët e Kosovës.