Te shtena ne disko per muziken
Sarande- Te shtena me arme ne disko "Afrika" te Sarandes, panik mes te rinjve te shumte qe kalonin oret e nates ne shoqerine e njeri-tjetrit. Nje i ri ka qelluar me pistolete ne ajer brenda ambienteve te lokalit, duke terrorizuar te pranishmit. Nderkohe qe disa ore me pare, ne fshatin Gjashte, nje grup te rinjsh eshte konfrontuar, duke sulmuar me bresheri kallashnikovi nje bashkemoshatarin e tyre pas sherrit banal per nje fyerje. Ne te dy incidentet per fat te mire nuk ka patur te lenduar, ndersa policia arrestoi nje te dyshuar dhe shpalli ne kerkim tre prej agresoreve, perfshi edhe terrorizuesin e te rinjve ne disko, i cili i ka shpetuar edhe nje postblloku ne aksin kombetar Vlore-Fier, duke braktisur mjetin e tij "Land Rover" sportiv dhe arratisur pergjate vilave "1 Maji" te kesaj zone.
Ngjarja e pare ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit ne disko "Afrika" te Sarandes, kur te shtena pistolete jane degjuar ne ambientet e saj. Policia eshte njoftuar per ngjarjen dhe ka mberritur menjehere, duke kryer veprime te shpejta. Por agresori eshte treguar me i shkathet duke u larguar me mjetin e tij "Land Rover" sportiv. Gjate marrjes ne pyetje te deshmitareve dhe drejtuesve te diskos eshte zbardhur edhe incidenti. Burime zyrtare te policise thane se shkak eshte bere deshira e agresorit 19-vjec, per te degjuar muziken me ze me te larte. Ne pisten e vallezimit ne ato momente gjendeshin me dhjetera cifte, vendas dhe te huaj, kur krismat e pistoletes bene qe te perhapet panik dhe te gjithe te braktisnin pisten dhe tavolinat per t'i shpetuar plumbave. Odise Cavo, nga Dermishi, nuk ka pranuar te ngreje zerin e muzikes, nderkohe qe Rades Musaj, 19 vjec, frekuntues i diskos se njohur, ka reaguar menjehere duke nxjerre pistoleten qe mbante pa leje, duke ia vendosur ne koke Odisese. Kane qene te pakten pese te shtena pistolete qe alarmuan te pranishmit, nje pjese e te cileve jane shtrire ne dysheme.
Ngjarja e dyte ka ndodhur rreth mesnates ne fshatin Gjashte, 2 km nga qyteti i Sarandes. Florenc Gjinika, 20-vjec, ka denoncuar ne komisariat se i kane zene prite tre bashkemoshatare prane xhamise se fshatit dhe e kane qelluar me bresheri automatiku. Per fat te mire ai nuk eshte prekur nga plumbat, ndersa sipas policise shkak eshte bere nje grindje e mepershme per fyerjet e ndersjellta mes te rinjve. Pas kerkimeve te kryera uniformat blu arrestuan 20-vjecarin Marjol Gllava dhe shpallen ne kerkim dy bashkepunetoret e tij per tentative vrasjeje.
Bardhyl Bejko