E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi permes rezistences qe nuk ndryshon

Shume zera te njejte te qytetareve te zhgenjyer duhet te behen nje ze i bashkuar i qytetareve per ndryshime. Ky ze i bashkuar ne mungese te fjales shprehet ne zhurme qe thuajse gjithmone perkthehet ne pesim. Neve na duhet qe ky ze i bashkuar te behet nje e te artikuloje fjalen kuptimi i se ciles eshte veprimi. Shume zera te njejte te qytetareve te zhgenjyer duhet te artikulojne nje fjale perbashkuese te qytetareve per ndryshime.

Pese vjet Levizja VETEumlVENDOSJE i ka shikuar keta politikane dhe pamja qe shohim tash eshte bere me e padurueshme se kurre me pare. Pavaresia e Kosoves doli se qenka shpallur jo per te qene te pavarur si shtet nga Serbia por per te pasur pavaresi te pushtetit mbi qytetarin. Pavaresia nuk u kuptua me si pavaresi per shtetin per te shumefishuar mundesite e tij politike e ekonomike por si pavaresi nga qytetaret per keqperdorim te pushtetit.

Mosfunksionimi eshte rregulli ne institucionet e shtetit e jo ndonje perjashtim margjinal. Ky mosfunksionim qe ka shkuar edhe ne keqfunksionim eshte bere norma jone e perditshme. Normalizimi i gjendjes ekstreme i ka ekstremizuar edhe kerkesat normale. Kerkesa normale politike e qytetarit per llogaridhenie eshte ekstremisht e larget per kete pushtet qe ne qender te tij ka vetem veten prej nga ben qendrese. Kerkesa politike e qytetareve per moral eshte ekstremisht e larget nga kjo qender qe e di qe politika si pune publike mundesohet vec nga morali.

Pushtetareve te bashkuar ne korrupsion ne duhet tu pergjigjemi me nje qytetari te bashkuar per ndryshime. Te pamundshmen qe mendohej si e tille ngase ishim te ndare vecse ne individe a familje duhet ta bejme te mundshme bashkerisht. Sepse kur duron teper atehere mund te behet teper vone per mosdurim. Kur duron teper pesimi behet gje normale e kerkesa normale per aksion behet ekstreme.

Rezistenca e qytetareve ndaj regjimit te pushtetareve po behet aq e fuqishme saqe regjimi po detyrohet ta beje rezistencen ndaj kesaj rezistence. Ata po mbyllen ne qender dhe pavetedijshem po e shnderrojne veten e tyre ne shenjester. Nje qender e shkeputur nga baza mendon se duke ia privuar vetes qytetarin behet e pavarur nga ai. Por kjo vetem sa e nxjerr edhe me shume ne pah tehuajsimin e saj dhe e nxit ndergjegjesimin e qytetarit duke e shperqendruar ne fund edhe veten. Qenderzimi i pushtetit kontribuon ne zhvendosjen tutje te qendres se nje situate ne anen e popullit. Qendra bartet prej pushtetit kah qytetaret te cilet jo vetem se jane te gatshem ta nderrojne pushtetin por edhe tere kontekstin ku banon pushteti. Me kete rast kushti i nevojshem eshte edhe i mjaftueshem ndryshimi i regjimit vjen nga rezistenca ndaj tij qe nuk e ndryshon konceptin e qellimin.

Organizimi gjithnje e me i gjere lokalisht po na ben te gjitheve te vetedijshem per njejtesine e problemeve tona dhe per njejtesine e zgjidhjes se tyre. Deshira private per ndryshime po shnderrohet ne vullnet publik. Rezistenca e perfaqesuesve te qytetareve ne institucione realisht nuk ekziston e po ashtu as perfaqesimi i rezistences qytetare ne institucione. Kjo duhet korrigjuar sa me pare. Ndryshimi do te matet pikerisht me kete korrigjim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›