Bayerni, në janar asnjë shitje

Bayern Munich nuk do ta shesë asnjë lojtar në afatin kalimtar të janarit. Për këtë ka siguruar drejtori gjeneral i këtij klubi, Karl-Heinz Rummenigge.
Bayerni e ka njërin prej ekipeve me më së shumti lojtarë, 24 dhe 4 prej tyre janë portierë.
“Në dimër nuk do ta shesim askënd. Trajneri nuk e do këtë dhe unë mendoj se ka arsye. Shpresojmë që deri në janar të jemi në garë për tri kompeticione dhe kemi nevojë për të gjithë lojtarët që kemi në dispozicion”, deklaroi Rummenigge.