Ndryshojnë licencat për ushtrimin e veprimtarisë së transportit rrugor

Lëshimi i disa prej licencave apo certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë së transportit rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave ka pësuar ndryshime. Bëhet fjalë për ndryshime në kompetencat e lëshimit të certifikatave për transportin ndërkombëtar të mallrave dhe transportit të mallrave brenda vendit. Po ashtu, të gjitha llojet e licencave dhe të certifikatave të transportit rrugor, pavarësisht se në kompetencë të kujt institucioni është t’i lëshojë, subjekti më pas do të regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Transporteve thanë për gazetën “Korrieri”, se është në strategjinë e qeverisë, që për lëshimin e licencave t’i lihet kompetenca QKR-së. Në total janë 26 lloje licencash dhe certifikatash për transportin rrugor, ku në gjashtë prej tyre ndryshon organi kompetent që miraton kërkesat e subjekteve. Ndryshimet përcillen nëpërmjet udhëzimit të Ministrisë së Transporteve, “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”. Ndryshimet do sjellin që një subjekt i cili është i interesuar të pajiset me licencë për hapjen e një agjencie të transportit të udhëtarëve, nuk do t’i drejtohet më Ministrisë së Transporteve, por bashkisë. Pra, sipas udhëzimit të ministrisë, licenca për agjenci të transportit të udhëtarëve do të lëshohet nga pushteti vendor. Më pas, subjekti për ushtrimin e këtij aktivitetit do t’i duhet të regjistrohet në QKR. Ndryshime të tjera vijnë edhe në kategorinë e licencave për aktivitet të transportit të mallrave brenda vendit. Kompetencat për lëshimin e certifikata e transportit për llogari të vet më parë i kanë pasur bashkitë apo komunat, ndërsa tashmë, sipas ndryshimeve, organi kompetent për lëshimin e tyre do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Po ashtu, certifikata e transportit të mallrave të rrezikshme nëse më parë lëshohej nga DPSHTRR, tani organet kompetente për lëshimin e kësaj certifikate për subjektet e interesuara do të jenë bashkitë dhe komunat. Të tjera ndryshime vijnë edhe për subjektet e interesuara që kërkojnë të marrin licencë për transportin e mallrave me mjete jashtë norme, ku ata nuk do t’i drejtohen më pas Ministrisë e Transporteve, por licenca do të lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Licenca e transportit për të tretë dhe me qira që lëshohej nga ministria, tani i ka kaluar DPSHTRR-së dhe licenca për Agjenci Spedicionere (personi juridik ndërmjetës, i cili planifikon dhe organizon transportin e mallrave ose shërbimet e lidhura me të, në emër të dërguesit të mallit) që lëshohej nga ministria, tani organi kompetent është DPSHTRR-ja.
Kriteret
Kriteret e licencimit për të ushtruar veprimtarinë e transportit të udhëtarëve dhe mallrave mbeten të pandryshueshme. Subjektet e interesuara do të vazhdojnë të paraqesin kërkesë për licencim pranë autoritetit kompetent. Personi fizik apo juridik, që kërkon të licencohet për ushtrimin e veprimtarisë së transportit rrugor të udhëtarëve e mallrave, duhet të provojë se plotëson kushtet duke nisur nga reputacioni i mirë, gjendja e përshtatshme financiare, kompetenca profesionale dhe zotërimi i mjeteve të transportit rrugor me motor, në numrin dhe gjendjen teknike të kërkuar. Kur subjekti aplikon për licencë, autoriteti kompetent pranon në formën e një vërtetimi konfirmimin nga banka ose institucioni tjetër për të kualifikuar vlerësimin e gjendjes financiare (bilancin vjetor të sipërmarrjes, fondet që ajo disponon, përfshirë depozitat bankare, kreditë, huatë lehtësuese dhe asetet, duke përfshire pronat të cilat ndërmarrja mund t’i lërë peng si garanci, kostot, duke përfshirë koston e blerjes ose pagesën fillestare të mjetit (makineri-pajisjet dhe kapitalin punues). Vlerësimi i gjendjes financiare duhet të jete i barabartë, ose që kapërcen shumën e përgjithshme të 4 000 eurove për mjetin e parë dhe 2 000 euro për çdo mjet shtesë, kur një subjekt kryen transport ndërkombëtar mallrash me leje multilaterale ECMT/CEMT. Gjendja financiare duhet të jetë 2 000 euro për mjetin e parë dhe 1 000 euro për çdo mjet shtesë, kur kryen transport ndërkombëtar udhëtarësh dhe mallrash. Kur kryen transport të mallrave dhe të udhëtarëve brenda vendit, si dhe në shërbimin taksi, gjendja financiare duhet të jetë 30 000 lekë për mjetin e parë dhe 15 000 lekë për çdo mjet shtesë. Kur aplikohet për agjenci spedicionere, gjendja financiare duhet të jetë 7 000 euro dhe 700 000 lekë, kur aplikon për agjenci transporti ndërkombëtar udhëtarësh. Kurse kërkesa për kompetencë profesionale plotësohet kur provohet zotërimi i njohurive të mjaftueshme juridike, tregtare, financiare dhe teknike për ushtrimin e veprimtarisë së transportit rrugor. Kërkesa për gjendjen teknike të mjeteve rrugore provohet nëpërmjet plotësimit të standardeve të sigurisë rrugore të mjetit, standardeve të nxjerrjes së gazrave dhe zhurmave, si dhe kërkesat e komoditetit në transportin e udhëtarëve.
Kriteret e licencimit
1. Reputacion i mirë
2. Gjendja e përshtatshme financiare
3. Kompetenca profesionale
4. Zotërimi i mjeteve të transportit rrugor me motor, në numrin dhe gjendjen teknike të kërkuar
Gjendja financiare për të marrë licencë nga 1 mijë deri në 7 mijë euro
Kur një subjekt aplikon për licencë, autoriteti kompetent pranon në formën e një vërtetimi, konfirmimin nga banka ose institucioni tjetër i kualifikuar, për vlerësimin e gjendjes financiare që përfshin bilancin vjetor të sipërmarrjes, fondet që ajo disponon, depozitat, kreditë etj. Vlerësimi i gjendjes financiare duhet të jetë i barabartë, ose që kapërcen shumën e përgjithshme të 4 000 eurove për mjetin e parë dhe 2 000 euro për çdo mjet shtesë, kur një subjekt kryen transport ndërkombëtar mallrash me leje multilaterale ECMT/CEMT. Gjendja financiare duhet të jetë 2 000 euro për mjetin e parë dhe 1 000 euro për çdo mjet shtesë, kur kryen transport ndërkombëtar udhëtarësh dhe mallrash. Kur kryen transport të mallrave dhe të udhëtarëve brenda vendit, si dhe në shërbimin taksi, gjendja financiare duhet të jetë 30 000 lekë për mjetin e parë dhe 15 000 lekë për çdo mjet shtesë. Kur aplikohet për agjenci spedicionere, gjendja financiare duhet të jetë 7 000 euro dhe 700 000 lekë, kur aplikon për agjenci transporti ndërkombëtar udhëtarësh.
Ndryshimet
Transporti ndërkombëtar i udhëtarëve
1. Licenca për Agjencinë e Transportit të Udhëtarëve lëshohej nga Ministria e Transportit, ndërsa tani organi kompetent është bashki.
Transporti i mallrave brenda vendit
2. Certifikata për transporti për llogari të vet lëshohej nga bashkia apo komuna, kurse tani organi kompetent është DPSHTRR-ja.
3. Për transporti i mallrave të rrezikshme certifikata lëshohej nga DPRTSH-ja, ndërsa tani nga bashkia apo komuna.
4. Licenca e transportit me mjete jashtë norme lëshohej nga Ministria e Transporteve, tani organi kompetent është DPSHTRR-ja
5. Licenca e transportit për të tretë dhe me qira lëshohej nga Ministria e Transportit, kurse tani organi kompetent është DPSHTRR-ja.
Transporti ndërkombëtar i mallrave
6. Licenca për Agjenci Spedicionere lëshohej nga Ministria e Transporteve, tani organi kompetent është DPSHTRR-ja.
1. Transporti i brendshëm i udhëtarëve
Lloji i Veprimtarisë
Dokumenti që lëshohet
Autoriteti
kompetent
Transporti në linjë të rregullt qytetëse
Licencë
Bashkia
Transporti në linjë të rregullt rrethqytetëse
Licencë
Bashkia/ Komuna
Transporti në linjë të rregullt ndërqytetëse brenda qarkut
Licencë
Bashkia
Transporti në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve
Licencë
Ministria
Transporti i udhëtarëve me taksi
Licencë
Bashkia
Agjenci transporti udhëtarësh e shërbimi taksi
Licencë
Bashkia/ Komuna
Shërbimet e rastit
Libër udhëtimi
Qarku
2. Transporti ndërkombëtar i udhëtarëve
Lloji i Veprimtarisë
Dokumenti që lëshohet
Autoriteti
kompetent
Transport ndërkombëtar udhëtarësh
Licencë
Ministria
Shërbimet në linjë të rregullt
Autorizim
Ministria
Shërbimet e rregullta të specializuara
Autorizim
Ministria
Shërbimet vajtje-ardhje (lavjerrës)
Autorizim
Ministria
Shërbimet e rastit
Libër udhëtimi/ Autorizim
Ministria
Agjenci transporti udhëtarësh
Licencë
bashkia
3. Transporti i mallrave brenda vendit
Lloji i Veprimtarisë
Dokumenti që lëshohet
Autoriteti
kompetent
Transporti për të tretë dhe me qira
Licencë
Bashkia/ Qarku, për komunat.
Transporti për llogari të vet
Certifikatë
DPSHTRR
Transporti i mallrave të rrezikshme
Certifikatë
Bashkia/komuna
Transporti me mjete jashtë norme
Licencë
DPSHTRR
4. Transporti ndërkombëtar i mallrave
Lloji i Veprimtarisë
Dokumenti që lëshohet
Autoriteti
kompetent
Transporti për të tretë dhe me qira
Licencë
DPSHTRR
Transporti për llogari të vet
Certifikatë
DPSHTRR
Transporti i mallrave të rrezikshme
Certifikatë
DPSHTRR
Transporti ndërmjet dy e më shumë shteteve anëtare të ECMT/CEMT
Autorizim
ANALTIR
5. Aktivitete të tjera
Lloji i Veprimtarisë
Dokumenti që lëshohet
Autoriteti
Agjenci spedicionere
Licencë
DPSHTRR
Konsulencë tekniko-ekonomiko në
veprimtarinë e transportit rrugor.
Licencë
Ministria