Kushtetuesja nis sot shqyrtimin e ligjit
16/02/2009 Kreu i qeverisë flet për ligjin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore
“Një proces i pandalshëm, që do të kryhet në përputhje me të gjitha rregullat e shtetit ligjor”
Kryeministri Sali Berisha thekson qëndrimin e tij për zbatimin e ligjit “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore”. Megjithatë, në deklaratën e tij të djeshme vihet re një hap prapa në raport me deklaratat e mëparshme. Sipas tij, gjithçka do të kryhet në përputhje me të gjitha rregullat e shtetit ligjor. “Për forcën politike që unë kryesoj ndarja e Shqipërisë nga krimet kundër njerëzimit të kryera nga sistemi komunist është një proces i pandalshëm dhe i pakthyeshëm, është një proces jetik, por që do të kryhet në përputhje me të gjitha rregullat e shtetit ligjor. Por ky është një proces i pandalshëm”, - ka deklaruar kreu i qeverisë. Sipas tij, gjithashtu kusht jetik është edhe ndarja nga ai kapitull, gjatë të cilit shqiptarët përjetuan kohërat më të rënda që nga inkuizicioni e deri më sot. Fjalët e shefit të ekzekutivit vijnë vetëm një ditë para se Gjykata Kushtetuese të nisë shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste, e cila ka kërkuar shpalljen si antikushtetues të këtij ligji, pasi në thelb shkel ligjin themeltar të vendit dhe mbi të gjitha shkel të drejtat e njeriut. Po ashtu Kryeministri Berisha bëri këto vlerësime një ditë para se në Kuvend të paraqitet për votim projektligji i propozuar nga qeveria për ngritjen e Autoritetit të Kontrollit të Figurës së zyrtarëve të lartë. Detyra e tij është hetimi i pastërtisë morale të zyrtarëve. Kryeministri Berisha ka folur dje edhe për Institutin e Kujtesës. Ai bëri me dije se drafti ka mbërritur tashmë në Parlament dhe së shpejti do të nisë shqyrtimi i tij nga deputetët në komisionet përkatëse parlamentare. “Ne kemi dërguar aty një ligj, i cili është i vonuar dhe jam plotësisht dakord me ju, meqenëse e shtroni në afat kohor, por problemi është se në këtë vend janë ende të pranishëm mendësitë e mbrojtjes së krimeve kundër njerëzimit dhe parimeve barbare të luftës së klasave”, - ka deklaruar Berisha. Për kreun e qeverisë një nga qëllimet më madhore të Instituti do të jetë krijimi i një qëndrimi të drejtë dhe të ri, që buron nga dokumente ndërkombëtare që i ka firmosur Shqipëria, siç është Konventa e Gjenevës për dënimin e krimeve kundër njerëzimit. “Por që buron edhe nga vendosmëria e shqiptarëve për të ecur së bashku në respekt të njëri-tjetrit, në harmoni, në tolerancë, në mirëkuptim, në paqe sociale, dhe këto kanë kusht sin equanon dënimin e krimeve të shëmtuara kundër njerëzimit”, - ka deklaruar Berisha.
Qëndrimi i shefit të ekzekutivit në mbrojtje të zbatueshmërisë së ligjit “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore” vjen në një çast tepër delikat. Faktori ndërkombëtar ka bërë të qartë qëndrimin kundër ligjit. Për ndërkombëtarët Instituti mund të ngrihet vetëm pasi Gjykata Kushtetuese të japë vendimin e saj përfundimtar pas ankimimeve të adresuara tek ajo. Ndërkohë që Kryeministri Berisha ka theksuar se ligji nuk do të përdoren në asnjë mënyrë si mjet për të goditur politikisht kundërshtarët. Ai ka theksuar se ligji është tepër i rëndësishëm për të mundësuar shkëputjen e vendit nga e kaluara e errët komuniste, e cila shkaktoi me mijëra e mijëra viktima. Por një gjë e tillë nuk besohet nga të majtët. Ata theksojnë se Kryeministri Berisha përpiqet që këtë ligj ta përdorë për të goditur kundërshtarët dhe të vërë nën kontroll sistemin e drejtësisë.
Berisha
Shefi i ekzekutivit thekson se ndarja e Shqipërisë nga krimet kundër njerëzimit të kryera nga sistemi komunist është një proces i pandalshëm dhe i pakthyeshëm, është një proces jetik, që do të kryhet në përputhje me të gjitha rregullat e shtetit ligjor. “Ky është një proces i pandalshëm, por gjithashtu kusht jetik është dhe ndarja nga ai kapitull, të cilin nuk po hyj ta trajtoj, por shqiptarët përjetuan kohërat më të rënda që nga inkuizicioni e deri më sot.” Ai mbrojti zbatueshmërinë e ligjit.
E majta
Ndërsa partitë e majta politike janë të ndara për arsye të interesave politikë, e vetmja gjë që i bashkon është kundërshtimi i ligjit “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore”. Të gjitha partitë opozitare – PS, PSD, LSI, PDS – janë shprehur hapur kundër ligjit. Përmes këtij qëndrimi unik të majtët theksojnë se Kryeministri Berisha përpiqet që këtë ligj ta përdorë për të goditur kundërshtarët dhe të vërë nën kontroll sistemin e drejtësisë.
Ankimimet
Në Gjykatën Kushtetute janë depozituar disa ankimime ndaj ligjit të lustracionit. Menjëherë pasi Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës ligjin, PS-ja dorëzoi ankimimin e saj, duke kërkuar shpalljen e ligjit si antikushtetues, pasi në thelb shkel të drejtat e njeriut. Kundër ligjit janë shprehur Shoqata e Gjykatësve, ajo e Prokurorëve, ndërsa Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka përcjellë ankimimin e saj, duke kërkuar shpalljen e ligjit në kundërshtim me Kushtetutën.
Ndërkombëtarët
Mazhoranca aktuale dhe kreu i saj Sali Berisha po përballen me një oponencë të fuqishme nga i gjithë faktori ndërkombëtarë në lidhje me ligjin e lustracionit. Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës e kanë vlerësuar si të papërshtatshëm këtë ligj dhe kanë kërkuar nga Kryeministri Berisha rishikimin e tij. Sipas tyre, ligji nuk duhet zbatuar pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese. Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përcjellë oponencën e saj ndaj këtij ligji. Berisha ka pasur disa takime me trojkën e BE-së, ku kanë folur mbi këtë ligj.
PS për dosjet
Tahiri: Berisha po vepron si në komunizëm
Partia Socialiste reagoi sërish dje lidhur me ligjin për pastërtinë e figurës. Anëtari i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie Sajmir Tahiri gjatë një deklarate për shtyp lëshoi një sërë akuzash ndaj kreut të qeverisë Sali Berisha lidhur me mënyrën se si kjo mazhorancë ka zgjedhur të dënojë krimet e regjimit komunist. “Sali Berisha, bajraktari i fundit komunist në pushtet në Evropën ish-komuniste, duhet të kuptojë se krimet e komunizmit nuk dënohen me metoda komuniste. Sali Berisha, bajraktari i fundit në pushtet në Evropën që doli nga diktatura e sekretarëve të partisë, duhet të kuptojë se krimet e komunizmit dënohen duke mbrojtur parimet e vlerat e familjes evropiane, jo duke mbrojtur familjen politike nga drejtësia”, - u shpreh Tahiri lidhur me këtë çështje. Madje, po në këtë linjë ai shtoi se “Sali Berisha, bajraktari i fundit në pushtet në Evropën që shembi regjimet diktatoriale 18 vjet më parë, duhet të kuptojë se dosjet e regjimit komunist, të cilit ai i shërbeu me zell si sekretari i Enver Hoxhës, duhet të hapen për të hedhur dritë mbi krimet politike të së shkuarës, jo për të mbuluar krimet ekonomike të së sotmes”.
Partia Demokratike
“Rama mbron krimet të etërve të tij shpirtëror”
Për forcën kryesore politike të mazhorancës kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përmes deklaratave të tij ka dalë hapur në mbrojtje të krimeve kundër njerëzimit të bëra gjatë sistemit komunist. Zëdhënësi i PD-së Gerti Bogdani tha se mbrojtja e dhjetëra e dhjetëra ekzekutimeve me gjyq dhe pa gjyq, internimeve, torturimeve të dhjetëra mijë burra e grave e fëmijëve shqiptarë në emër të parimit barbar dhe çnjerëzor të luftës së klasave është shndërruar në shtyllën kryesore të politikës se re të Ramës, apo ndryshe “Mr. Dosjes”. “Rama duke mbrojtur mbi 10 mijë ekzekutime me gjyq dhe pa gjyq të burrave dhe grave, të rinjve dhe të moshuarve shqiptarë, duke mbrojtur torturimet, internimet dhe vdekjet nga uria dhe tortura në kampe internimi të mijëra qytetarëve shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, mbron njëkohësisht firmën e zezë të familjarëve të tij të afërt për ekzekutimin dhe varjen e intelektualëve të shquar të kombit shqiptar nga 1946 deri më 1989”, - deklaroi Bogdani. Sipas tij, Rama mbron “bashkëpunimin e tij në klubet e Ministrisë famëkeqe të Brendshme, mbron programin politik të etërve të tij shpirtëror”.
Partia “Lëvizja e Legalitetit”
I papranueshëm diskutimi i legjitimitetit të “dosjeve”
Kryetari i PLL-së Ekrem Spahia ka deklaruar se PLL-ja është e vendosur që ligji i lustracionit të gjejë zbatim sa më të shpejtë. Gjatë takimeve me simpatizantë të partisë së tij në Qarkun e Gjirokastrës ai i konsideroi si të papranueshme përpjekjet që legjitimiteti i këtij ligji të diskutohet në Gjykatën Kushtetuese nga persona që janë në konflikt të hapur interesi me të. Duke u ndalur në zgjedhjet e 28 qershorit, Spahia tha se partia e tij do të konkurrojë në të gjithë vendin me synimin e sigurimit të përfaqësimit parlamentar të PLL-së dhe dhënien e kontributit maksimal për fitoren e koalicionit qeverisës. Gjatë takimeve me strukturat drejtuese të PLL-së në rrethet Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër Spahia u shpreh i bindur se rezultati i Legalitetit në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dy-trefishohet. “Në zgjedhjet e 28 qershorit në vija të përgjithshme do të ballafaqohen dy alternativa: ajo e majtë dhe ajo e djathtë. Në periudha të ndryshme kohore secila prej tyre ka qenë alternativë qeverisëse, ndaj është e nevojshme që të bëhet një analizë krahasuese ndërmjet tyre”, - deklaroi ai.