E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci për Euronews: Serbia do njohë Kosovën në 2009

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një interviste dhënë për televizionin ndërkombëtarë “Euronews” ka deklaruar se në vitin 2009 Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. “Kosova do të njihet nga Serbia dhe për këtë jam i sigurtë”-tha Thaçi. 

“Në 2009, Kosova do të njihet edhe nga vende të tjera, në të cilat përfshihet edhe Serbia”- kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci në një intervistë për televizionin Euronews, i cili ka hedhurdeklaratën e Thacit, në faqen e tij online.
“Kosova është gati për të hapur një ambasadë në Beograd”-ka shtuar kryeministri Thaci duke shpresuar që Serbia të bëjë të njëjtën gjë në prishtinë në mënyrë që ti jepet fund konflikteve.
Që prej 17 shkurtit të kaluar, Kosova e pavarur është njohur nga 54 shtete, ndër të cilat, SHBA, por edhe është kundërshtuar nga Rusia dhe nga Kina të cilat ende nuk pranojnë pavarësinë e kosovës nga Serbia.
(a.r/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›