Ndryshon Kryesia e PS, lista e emrave që do të votohen
Partia Socialiste është në prag të ndryshimit të strukturës së saj drejtuese, e njohur si Kryesia e PS, nga e cila duket se do të lihen jashtë disa nga emrat që prej vitesh kanë dalë haptazi kundër qëndrimeve të partisë. Bëhet fjalë për zyrtarë partiakë që nuk paraqiten në asnjë prej mbledhjeve, por sërish mbajnë poste drejtuese në partinë më të madhe opozitare. Pak ditë përpara miratimit të anëtarëve të Kryesisë, ka nisur diskutimit për emrat që do ti propozohen Asamblesë Kombëtare. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur për gazetën Shekulli se ndyshimi do të nisë nga shtimi i numrit të anëtarëve të kryesuisë nga 16 në 25.
Largime
Në ambientet e selisë rozë kanë nisur të qarkullojnë dhe emrat e parë, të cilët do të jenë pjesë e listës që do të propozohet nga kryesocialisti. Rama ka ndërmarrë një seri takimesh individuale për të diskutuar mbi emrat që do ti propozohen Asamblesë Kombëtare për miratim dhe deri tanë është krijuar një slitë paraprake. Ajo që bie në sy është fakti që në këtë listë nuk ndodhen emrat e sekretarit të Programit Politik, Andis Harasani dhe sekretari për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami. Shkaku zyrtar i mospranisë së tyre është performanca e dobët në këto detyra dhe qëndrimi i mbajtur nga ata gjatë dy viteve të fundit. Shkaku jo zyrtar është ai që dihet nga të gjithë, prej pothuajse tre vitesh këta dy deputetë janë në opozitë me opozitën.
Krahas largimit të dy pjesëtarëve që njihen si anëtarët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS, edhe të tjerë persona nuk do të propozohen për tu rizgjedhur në struktura. Saemira Pino dhe Eva Allushi nuk do ti paraqiten si kandidatura Asamblesë Kombëtare. Ky hap do të ndiqet edhe sekretaren e Shoqërisë Civile dhe Shanset e Barabarta në PS, Edlira Haxhiymeri. Të tria këto socialiste kohët e fundit kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Megjithëse këto të fundit kanë mbajtur disa pozicione të rëndësishme në selinë rozë, ato bojkotuan punimet e partisë. Ndërsa dy anëtarët e tjerë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, Ben Blushi dhe Arben Malaj, do të jenë pjesë e listës që do të paraqitet nga Edi Rama. Burime nga PS pohuan se mund të largohen edhe persona që kanë më shumë se 20 vjet në PS, por që vitet e fundit nuk kanë dhënë gjë për partinë.
Prurjet e reja
Ikja e disa figurave të vjetra, por edhe shtimi i numrit të kryesisë ka krijuar një hapësië të madhe, e cila do të mbushet me prurje të reja. Mësohet se deputetët Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni do të paraqiten për herë të parë si kandidatë për një nga forumet më të rëndësishme. Krahas tyre pritet të ketë edhe prurje të reja si Ilir Beqj,a Eltar Deda, Gazmir Bizhga, Gjovalin Kadeli apo Armando Subashi. Pavarësisht propozimeve, do të jetë Asambleja ajo që do të vendosë.
Përmes zgjerimit të kësaj strukture, socialistët do të kërkojnë që në kryesi të kenë përfaqësues nga të gjithë rajonet. Ndaj në selinë rozë ka nisur lobimi nga deputetë të ndryshëm për të qenë pjesë e listës që do ti paraqitet Asamblesë Kombëtare. Nga ana tjetër, të zgjedhur socialistë nuk përjashtojnë as mundësinë e mbledhjes së 24 firmave nga anëtarët e asamblesë për tu futur në listën e kandidatëve në rast se nuk do të propozohen nga kryetari i Partisë Socialiste.
Për herë të parë, Asamblesë Kombëtare do ti propozohen dhe tre kryebashkiakë. Mësohet se kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe ai i Elbasanit, Qazim Sejdinit, pritet të jenë kandidatë për të qenë anëtarë të Kryesisë. Lista që do ti paraqitet nga Asambleja Kombëtare nuk është përfunduar ende, ajo do të jetë e përbërë nga 35 kandidatë që do të propozohen nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kjo javë do të jetë vendimtare për përcaktimin e kandidatëve që do të jenë pjesë e garës zgjedhore që do të zhvillohet më 2 dhjetor në asamble për zgjedhjen e një prej strukturave më të larta të selisë rozë.
Kandidatët që pritet ti propozohen Asamblesë Kombëtare
Arben Isaraj
Arben Malaj
Armando Subashi
Arta Dade
Ben Blushi
Besnik Baraj
Blendi Klosi
Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati
Eglantina Gjermeni
Erjon Braçe
Eltar Deda
Et’hem Ruka
Fatmir Xhafaj
Gazmir Bizhga
Gramoz Ruçi
Gjovalin Kadeli
Ilir Beqja
Ledi Shamku
Lindita Nikolla
Mimi Kodheli
Mimoza Hafizi
Namik Dokle
Pandeli Majko
Qazim Sejdini
Saimir Tahiri
Shpëtim Gjika
Taulant Balla
Valentina Leskaj
Vangjush Dako
Vasilika Hysi
Kryesia e vjetër
1. Edi Rama
2. Arben Isaraj
3. Arben Malaj
4. Ben Blushi
5. Erion Braçe
6. Ermelinda Meksi
7. Eva Allushi
8. Gramoz Ruçi
9. Ledi Shamku
10. Mimoza Hafizi
11. Namik Dokle
12. Pandeli Majko
13. Saemira Pino
14. Valentina Leskaj
15. Mimi Kodheli
16. Lindita Nikolla
Kush ikën dhe vjen në sekretariatin e PS
Krahas emrave që do të propozohen për anëtarë të Kryesisë, në ambientet e Partisë Socialiste kanë nisur diskutimet edhe për sekretarët që do të vendosën. Ndonëse ky proces do të bëhet në një tjetër mbledhje të Asamblesë Kombëtare, kandidatët e parë kanë nisur të qarkullojnë. Tre prej sekretarëve Andis Harasani, Edlira Haxhiymeri dhe Kastriot Islami nuk do të kenë një ripropozim. Respektivisht, pritet të ketë tre emra të rinj që do të drejtojnë sekretariatin Politik, të Shanseve të Barabarta dhe të Çështjeve Zgjedhore. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur për gazetën Shekulli tre emrat që pritet të zëvendësojnë disa nga vendet kryesore në sekretariat. Mësohet se ish-deputeti Ilir Beqja është kandidatura më e mundshme për pozicionin e sekretarit të Programit Politik. Kjo zgjedhje do të bëhet edhe duke u bazuar në kontributin e këtij të fundit për hartimin e programit politik. Në vend të Islamit pritet të zgjidhet Damian Gjiknuri, i cili ka mbajtur postin e nënsekretarit për Çështjet Ligjore në PS dhe që tashmë është bashkëkryetar në Komisionin për Reformën Zgjedhore; ose Armando Subashi, i cili momentalisht mban postin e kryetarit tw komisionit pwr çështjet zgjedhore, njw strukturw qw dublon postin e Islamit nw Asamble. Nga ana tjetër, deputetja Eglantina Gjermeni qarkullon si emër për të zëvendësuar Edlira Haxhiymerin në pozicionin e sekretares për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta.
Si do të ndryshojnë drejtuesit e sekretariateve
Si janë
Andis Harasani – sekretar për Programin Politik
Arta Dade – sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Blendi Klosi – sekretar Organizativ
Edlira Haxhiymeri – sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta
Et’hem Ruka – sekretar i Burimeve Njerëzorë
Fatmir Xhafaj – sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore
Kastriot Islami – sekretar për Çështjet Zgjedhore
Besnik Baraj – sekretar për Çështjet e Mjedisit
Si bëhen
Ilir Beqja – sekretar për Programin Politik
Arta Dade – sekretar për Marr
