E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, mblidhen sot partitë e vogla

Partitë e vogla opozitare dhe të mazhorancës pritet të dalin sot me një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore. Krerët e dhjetë partive politike pritet të zhvillojnë sot në orën 11:00 një tyrezë e cila pritet të dalë me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës do t`i kërkojnë dy partive të mëdha PD-PS që të marrin parasysh kërkesat e tyre në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore që pritet të nisë nga puna këtë javë.
 

Të gjitha partitë politikë kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, në proporcional kombëtar, për të bërë të mundur numërimin e të gjitha votave si të vlefshme në të gjithë vendin. Gjithashtu ato do të kërkojnë të jenë pjesë e administrimit të zgjedhjeve në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore për sa kohë që këto komisione do të jenë propozime të partive politike.
 

Disa ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me me konsensus ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Deputetët e Kuvendit ditën e enjte votuan me 130 vota pro projektvendimin “Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore” i cili do të bashkë-kryesohet nga demokrati Ilir Rusmali dhe socialisti Damian Gjiknuri e në përbërje të të cilit janë edhe përfaqësues të partive të tjera kuvendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›