E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seseri thyen bojkotin ne seance per mandatin

Kuvend

Ne seancen e djeshme parlamentare eshte vene re prania e deputetes se PS-se Rudina Seseri. Ajo ka qene e vetmja deputete e opozites e pranishme ne seancen e fundit te Kuvendit. Mesohet se prania e saj kishte te bente me mosdjegien e mandatit si deputete. Sipas rregullores ne rast se deputeti nuk merr pjese per 6 muaj i humbet mandati. Seseri vetem se ka marre pjese ne votimin per prezencen ne seance plenare. Me pas ajo eshte larguar duke mos votuar asnje prej ligjeve qe ishin ne rendin e dites e sigurisht as per ndryshimet me te fundit ne kabinetin qeveritar. Opozita ka marre vendim qe te mos jete e pranishme ne seancat plenare per kete sesion qe u mbyll. Shkak kane qene vendimet e marra nga ana e KQZ-se per zgjedhjet e Bashkise se Tiranes. Pritet qe ne sesionin e vjeshtes opozita te marre pjese ne Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›