Ivanovic: Strategjia për veriun e Kosovës, e papranueshme
MITROVICE- Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanovic, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se strategjia e qeverisë në Prishtinë dhe zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e veriut të Kosovës është e papranueshme dhe e pazbatueshme. "Një strategji e tillë nuk ka vend në këtë situatë, pasi nuk bëhet fjalë për një vend tjetër”-tha Ivanovic. Ai tha gjithashtu se pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë nuk e ka ndryshuar qendrimin e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës të cilën ata nuk e njohin. “Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës. është e vërtetë që një pjesë e serbëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale, por të mos kujtojmë se kjo gjë nënkupton njohjen e Kosovës", ka pohuar Ivanoviç.Gjithashtu Ivanoviç është shprehur se Kosova është pjesë e Serbisë dhe për rrjedhojë nuk ka nevojë për një plan integrimi. Ai ka theksuar se ky plan nuk është rruga e duhur për të zgjidhur problemin e veriut të Mitrovicës dhe ka shprehur bindjen e tij se ai do të dështojë.(m.a/BalkanWeb)