Tregu i sigurimeve rriten perfitimet
Pavarësisht se ka pasur një ulje të numrit të kontratave të sigurimit, ky treg gjatë vitit që lamë pas ka shënuar një rritje në vlerë. Raporti i Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare për tregun e sigurimeve tregon se për vitin 2010 u nënshkruan mbi 4 për qind më shumë prime nga tetë kompanitë që operojnë në Shqipëri. Ndërkohë, numri i kontratave është ulur me 19 mijë e 388.
Raporti tregon se kontratat e nënshkruara janë më të pakta në numër, por për shkak të rritjes së çmimeve në tregun e sigurimeve ka një rritje në qarkullimin e parave. Sipas të dhënave zyrtare ka ulje në numrin e kontratave në veprimtarinë e Jetës. Ndërkohë, ka një rritje modeste në sigurimin e jetës dhe shëndetit. Rritja krahasuar me 2009 ishte rreth 6 për qind si numër kontratash, ndërsa në vlerë ka rritje prej mbi 17 për qind. Rritja përgjatë 2010-ës ka pasur dhe në pagesat e bëra për dëmshpërblime.
Gjithsej janë paguar mbi 2.3 miliardë lekë dëmë, ose rreth 33 për qind më shumë se në vitin 2009. Në total janë paguar mbi 15 mijë kontrata dëmesh, prej të cilave vetëm 100 nga shoqëritë e jetës. Duket se shqiptarët akoma nuk kanë mundësitë ekonomike ose kulturën për të siguruar shëndetin dhe jetën. Në tregun eshqiptar operojnë 8 kompani në sigurimin e jo jetës dhe tre në atë të jetës.
Florian Papadhimitri