E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Zgjedhjet vendore dhe turizmi prioritet i 2011

Kryeministri Berisha ka cilësuar zgjedhjet vendore dhe turizmin si prioritetet e vitit 2011. Gjatë mbledhjes së qeverisë ai tha se duhet të nisë përgatitja për sezonin turistik, kjo për faktin se qeverisja vendore do të jetë më shumë të përqëndruar tek fushata.

"Dy janë zhvillimet më kapitale të këtij viti, zgjedhjet vendore, dhe përpjekjet tona do të jenë totale për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Zgjedhjet lokale në përgatitjet për sezonin turistik, komplikojnë në një masë të caktuar përgatitjen për sezonin turistik, pasi është e pashmangshme që përqëndrimi më madhor i të gjithë qeverive vendore, po e vërteta është edhe e drejtuesve qëndrore të partive politike të jetë tek fushata më shumë se tek cdo gjë tjetër. Është e domosdoshme që një  komitet ndërministror i drejtuar direkt nga kryeministri të funksionojë duke filluar nga kjo jave në të cilën zotërinj ministra do të ndajë secili prej jush përgjegjësi të plotë në një zonë turistike në vend", tha kryeministri Berisha.

Më tej kryeministri tha se përparësi do ti jepet ndërtimit të infrastrukturës drejt parqeve turistike, duke vënë theksin në mënyrë të vecantë tek turizmi malor. Ai foli gjithashtu edhe për dhunën në familje, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij në luftën ndaj këtij fenomeni.

"Është e domosdoshme që të rishqyrtojmë në tërësi dhe të luftojmë me vendosmëri cdo praktikë diskriminuese. Familja kështjella ime dhe brenda kështjellës mund të bëj ctë dua, kurrë", u shpreh ai.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›