E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon sistemi, arsimi fillor tani 6-vjeçar

Qeveria ka miratuar ndryshimet në projektligjin për arsimin parauniversitar, ndërsa ende nuk ka shkuar në Parlament për t’u miratuar. Për përfaqësuesit e qeverisë, ndryshime të tilla vijnë për t’iu përshtatur kurrikulave të huaja.

“Ky ndryshim vjen si pasojë e rishikimit të kurrikulës dhe përshtatjes së saj me kurrikulat e përparuara evropiane. Arsyet e këtij ndryshimi lidhen fillimisht me faktin se në rreth 2/3-t e vendeve të OECD arsimi bazë funksionon sipas strukturës 6 plus 3. Gjithashtu studiuesit dallojnë dy faza të zhvillimit mendor të fëmijëve. Gjatë periudhës 6-12 vjeç mbizotëron kryesisht të menduarit konkret, më pas ai abstrakt. Me strukturën aktuale, ku cikli fillon zgjat pesë vjet, nisin më herët nga sa duhet dozat e të menduarit abstrakt”, deklaron drejtoresha e Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Tidita Abdurrahamani.

Ajo shton se kjo formë e re bën që të nxënësit të kenë më pak ngarkesë. Këshilli i kryeministrit Jovan Kristiqi, thotë se ky ndryshim synon që edhe arsimi i detyruar në vendin tonë të përputhet me standardet evropiane. Pak vite më parë, Ministria e Arsimit ndryshoi sistemin nga 8-vjeçar në 9-vjeçar, por tani vijnë të tjera ndryshime në sistemin e arsimit parauniversitar në vend. /Start/

                                                                                             2012-02-26 09:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›