E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshoni kodin Wollfarth Presim reforme te thelle

Kodi zgjedhor ka nevojë për rishikime në mënyrë që të jetë i aplikueshëm edhe për proceset e tjera zgjedhore. Kështu është shprehur nga Liqenasi i Korçës, Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth duke theksuar rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODHIR-uit të bëra pas zgjedhjeve të 2009 si dhe të raportit që pritet të dalë për zgjedhjet vendore të 2011.

“Është më se e nevojshme që politikanët shqiptarë të studiojnë rekomandimet e OSBE ODIR në mënyrë që Kodi Zgjedhor të jetë i aplikueshëm dhe te ndikoje pozitivisht ne te ardhmen e vendit.Reforma e Kodit zgjedhor duhet të jetë pjesë e një reforme të gjerë, që do të nisë nga parlamenti në muajin shtator”, tha Wollfarth.

E një rëndësie të vecantë për kreun e OSBE-së është edhe reforma në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese.

“Çdo vend duhet të ketë kujdes kur mendon të ndryshojë kushtetutë. Ndryshimet në Kushtetutë mund të bëhen vetëm pas një diskutimi të gjerë e të shëndetshëm. Ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të jetë pika e fillimit të një diskutimi, por pika kulminante , mbasi njerëzit duhet të dinë se çfarë të ndryshojnë. Kampet politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët , madje edhe partitë e vogla të hyjnë në diskutim”, theksoi ai.

Ambasadori i OSBE i bërri nga zonën e liqenasit të Korçës ku bëri një inspektim në doganën e Goricës dhe një vizitë në ishullin e Maligradit.

 
Jorgjeta Gjançi                                 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›