Duhet kod i ri flet ambasadorja gjermane

Shqiptarëve iu duhet një kod i ri zgjedhor dhe përgatitja e tij duhet të jetë fryt i bashkëpunimit të forcave politike. Kështu është shprehur nga Korça ambasadorja gjermane në Shqipëri duke theksuar rëndësinë që ka zbatimi i reformave në përparimin e vendit.
“Ka qenë e vështirë të kuptohet ky vullnet i zgjedhesve përfundimisht, prandaj aq më shumë është e nevojshme të kemi një Kod të Ri. Apeli është ai që përsëritet në formën e ripërsëritur, të gurit të mullirit që bluan, për të gjetur konsensus për reforma të cilat do të shtynin përpara përparimin e Shqipërisë në drejtimin e duhur”, ka thënë Carola Müller-Holtkemper.
Ndërsa për sa i përket rezultatit të shumëdiskutuar të zgjedhjeve të 8 majit diplomatja gjermane preferon të flaës pas daljes së raportit të OSBE-ODHIRIT.
“Akoma nuk kemi raportin e OSBE-ODIR, ndaj për mua është e vështirë që të konstatoj vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Është kaluar nga numri i plotë, në një të pjesshëm, dhe më tej ka ardhur një rinumërim i votave”, ka theksuar ajo.
Deklaratat ambasadorja gjermane i bëri nga Korça ku ishte e pranisme në cecljen e festës tradicionale të birrës.
Jorgjeta Gjançi