Gjoba ne census PDIU Heqja e saj tentative abuzimi

"Këto deklarata të përsëritura përbëjnë një dëshirë për të abuzuar me procesin e regjistrimit, pasi ato synojnë që deklarimi individual të mos kontrollohet. Ne i i themi zotit Dule, se sot askush nuk duhet të ketë frikë të deklarojë përkatësinë e vet etnike dhe fetare si në kohën e Enver Hoxhës, por ky deklarim duhet të bëhet në baza objektive.
Këto amendamente nuk kanë pse të shqetësojnë askënd, as përfaqësuesit e minoritetit as qytetarët shqiptarë. Këto amandamente duhet të shqetësojnë vetëm ata që shpresonin të ngrinin fantazmën e të ashtuquajturit Vorio Epir me anë të regjistrimit duke bërë vetëdeklarimin nëpërmjet pensioneve dhe parave të thata nën dorë", tha Adriatik Tana, sekretar politik i PDIU.