E Diel, 1 Nëntor 2026

Në 100-vjetorin e Nënë Terezës, Vatikani i kërkon Shkupit të mos ndërtojë kishë ortodokse në themelet e shtëpisë së shenjtores shqiptare

Vatikani ka reaguar edhe zyrtarisht pas synimeve te autoriteteve maqedonase per te ndertuar nje kishe ortodokse ne themelet e shtepise ku ka jetuar nobelistja shqiptare, e lumturuara e Kishës Katolike, Nënë Tereza. Mesazhi i fuqishëm nga Selia e Shenjtë ka mbërritur edhe zyrtarisht në adresë të qeverisë së Maqedonisë, kundër ndërtimit të kishës ortodokse "Shën Konstantini dhe Elena" mbi themelet e shtëpisë së humanistes dhe nobelistes me origjinë shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga burime qeveritare maqedonase, të cilët theksojnë se reagimi i Vatikanit ka qenë sugjerues për të mos u ndërtuar kisha mbi themelet e shtëpisë së humanistes. Me këtë vendim nuk dihet se a është e njohur edhe partia shqiptare në pushtet BDI, ndërsa konfirmimi i kësaj bëhet pikërisht nga burime pranë partisë maqedonase në pushtet. Me ndalimin e ndërtimit të kishës, nuk do të ketë as edhe xhami në sheshin e Shkupit. Mirëpo, përkundër kësaj, në shesh ka vijuar vendosja e bazamenteve dhe ndërtimeve fillestare për vendosjen e busteve të parapara në bazë të projektit "Shkupit 2014". Projekti "Shkupi 2014" ka qenë pjesë e bisedimeve mes partnerëve të koalicionit, me ç`rast BDI ka kërkuar që edhe sheshi të reflektojë realitetin multietnik në Maqedoni. Jozyrtarisht siç merret vesh,lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski kanë biseduar për mundësinë që në kuadër të këtij projekti të përfshihen personalitete historike shqiptare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›