E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nga një seminarist në grabitës bankash” - kurba e Stalinit në moshën e rinisë

Prestigjiozja “Il Giornale” interviston historianin Simon Montefiore, i cili ka botuar këtë vit best-sellerin “Stalini i ri”, lidhur me aktivizimin e tij në bandat gjeorgjiane dhe marrëdhëniet me shërbimin sekret të Carit. Monografia publikohet së afërmi edhe nga shtëpia botuese “55”


Historiani anglez Simon Sebag Montefiore, ka rindërtuar me fakte të pakundërshtueshme, dhe dokumente të panjohura dhe më parë formimin e diktatorit komunist Stalin “ishte një gjeorgjian deri në palcë, vuri në zbatim në Bashkimin Sovjetik logjikën e klaneve dhe bandave”. Në një kohë ka ekzistuar një fëmijë që ishte pagëzuar në Gori në një lagje jo shumë larg kryeqytetit gjeorgjian Tblisi me emrin Josif Vissarionovic Dzugasvili. Pastaj ai qe një fëmijë jo shumë i fortë, i quajtur Soso nga të afërm apo miq, që studionte në seminar, por zihej rrugëve edhe pse kishte pothuajse një krah të paralizuar. Pastaj ai u shfaq si një djalë i ri revolucionar gjeorgjian, me njërën këmbë në krim dhe me një joshje të fortë për femrat. Ai vetëquhej kudo si Koba. Pastaj, kur Rusia u bë Bashkim Sovjetik, djaloshi u shfaq vetëm si Josif Stalin, i cili ishte i interesuar të fshihte çdo shenjë të së kaluarës së vet. Mbi fëmijërinë dhe rininë e tij ka pasur gjithmonë heshtje e mangësi të qëllimshme edhe në biografitë zyrtare. Gjithmonë janë shfaqur zëra të nëndheshëm të opozitarëve, por në to ka pasur shpesh shumë elementë spekulues. Por tani është një libër historik “Stalini i Ri”, publikimi i një historiani të ri anglez Simon Sebag Montefiore, i cili rindërton në mënyrë të pakundërshtueshme këtë rini të mbetur në gojëdhëna. Ajo që del nga ky libër është se kemi një Stalin që ishte i lidhur shumë me Gjeorgjinë dhe klanet e ndryshme banditeske që bënin ligjin në atë rajon. Kemi një Stalin që rrinte pezull midis seminarit dhe grindjeve të rrugëve. Ja edhe intervista që “Il Giornale” ka realizuar me autorin e librit, të cilin së afërmi do e publikojë edhe Shtëpia Botuese “55” Cilat dokumente keni përdorur për të zbuluar sekretet e rinisë së Stalinit? “Libri është i bazuar gjithësisht në letra dhe dokumente që janë bërë të mundur të shikohen vetëm kohët e fundit. Pjesa më e madhe e dokumenteve të panjohura vijnë nga arkivi i presidencës së Moskës, ku ishte e gjithë arkiva personale e Stalinit. Pastaj kam përdorur edhe atë gjeorgjian të Tbilisit. Ky dokumentacione të jep rastin të kuptojmë sesi Stalini u bë Stalini. Në një kuptim, edhe se si BS u Bashkimi Sovjetik. Në librin tuaj ju keni zhbiriluar disa ngjarje, siç është grabitja me armë që Stalini organizoi më 13 qershor të 1917-s, ngjarje që hedh dritë mbi marrëdhëniet e tij me kriminalitetin gjeorgjian... Stalini në zanafillë ishte një bandit? “Stalini në rininë e tij ka qenë shumë gjera: një revolucionar dhe një gazetar, një poet dhe një dashnor, një korist dhe një prift i mbetur në tentativë që studionte për t’u bërë i tillë...por është një fakt që ka qenë edhe një grabitës bankash dhe një njeri me shumë lidhje me kriminalitetin gjeorgjian. Grabitjet e tij kishin një shtytje sa politike, po ashtu ekonomike. Dedikimi i Koba-s (me këtë emër donte të thirrej në atë kohë) ishte një revolucionar bolshevik, por, siç shpjegoj në një libër, ai ishte një revolucionar që në diferencë me të tjerët dinte të lëvizte në kulisat e dhunshme të krimit. Kjo gjë do të shqetësonte shumë intelektualë si Trockij...” është diskutuar shumë për lidhjen midis Leninit dhe Stalinit. ç’mendonte Lenini për një Stalin-kapobandë që sulmonte bankat apo trenat? “Lenini në ato vite ishte shumë i informuar për karakteristikat e shokut Dzugasvil dhe e shikonte atë si të vetmin që sillte para për partinë komuniste. Nuk kufizohej nga asnjë mendim, ai thjesht kishte nevojë për paratë sillte Stalini. Përkundrazi, disa komunistë gjeorgjianë qaheshin për grabitjet e Stalinit, për vrasjet e tij, për punët e zeza që bënte me bandat dhe gjobëvëniet. Këta komunistë morën prej Leninit këtë përgjigje: “Fantastike, është pikërisht personi për të cilin kam nevojë”. Sa kanë influencuar këto sjellje dhe frekuentime në mënyrën sesi Stalini e kuptonte politikën? “Ka pasur shumë influencë. Stalini, si shumë gjeorgjianë të tjerë kishin ndarë shumë eksperienca bashkë, kishin simpati instinktivisht për brutalitetin e luftës civile. Ishin rritur midis rrugëve, ishin anëtarë gjatë luftës së bandave, kishin të njëjtën kulturë dhune. Në këtë kuptim, qenia midis kriminelëve s’e bënte fort të vështirë ndarjen e eksperiencave, sidomos me rrënjët gjeorgjiane dhe me klimën familjare të dhunës...” Stalini pati tendencë të gjeneronte urrejtje edhe ndaj shokëve të partisë. është rasti i Trockit... “Ishin dy njerëz komplet të kundërt dhe urrejtja nisi qysh në fillim. Trocki ishte një i ri, një intelektual hebre, kurse Stalini ishte i ashpër dhe një gjeorgjian i rëndë, ishte thjesht i biri i një këpucari. Por nga ana tjetër, që të dy ishin jorusë, dhe në këtë kuptim që të dy bashkë ishin ekstremistë. Pa llogaritur që Lenini i konsideronte të dy ushtarët më të mirë që kishte dhe i çoi deri aty sa të kishin një “duel” përfundimtar. Imagjinoni po të mendojmë se Lenini e konsideronte vrasjen si një instrument parësor të politikës...” Pra zgjedhjet politike nuk kishin asnjë lidhje... “Ishte një luftë personale, u gjendën antipatikë qysh në fillim. Sapo nxori jashtë lojë Trockin, Stalini vuri në plan shumë ide politike… Për t’u kthyer në origjinën e Stalinit të ri. Disa historianë u kanë dhënë hapësirë zërave që ai ishte i lidhur me veprimet e policisë: pra ishte një spiun i Carit... Deri tani nuk kemi dokumente të tilla, por edhe po të kishin ekzistuar, ato do të ishin zhdukur. Por në një mënyrë mund të them se hamendja duhet të jetë e vërtetë, pasi në një lojë shumë komplekse midis bandave dhe policisë, ku kishte infiltrime dhe kundër-infiltrime, ai do të ketë qenë i detyruar të futej në marrëdhënie me policinë sekrete. Por unë pa patur dokumente nuk mund të them se ishte një agjent carist...”. Përgatiti L. Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›