Në 15 vende të BE-së shkelen të drejtat e njeriut
Autori i Lajmit: red.
“Zhvillimet në vitin 2007 tregojnë se anëtarët e vendeve të BE-së kanë bërë hapa mbrapa përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, tha Nicolas Beger, drejtor i zyrës së BE-së për Amnesty International. AI ka dokumentuar shkelje të të drejtave të njeriut sa i përket luftës kundër terrorit në të paktën 15 vende të BE-së. Të drejtat e njeriut janë në rënie për 60 vite radhazi, qeveritë duhet të gjejnë shkakun dhe të veprojnë urgjentisht”, ka deklaruar në raport Amnesty International. “Liderët botërorë kanë 6 dekada që po shkelin të drejtat e njeriut. Duhet ndërhyrje në Darfur, Zimbabve, Gaza, Irak dhe Myanmar”, tha Irene Khan, sekretare e përgjithshme e Amnesty International. “Padrejtësia, pabarazia dhe mosndëshkimi i krimit janë hallkat kryesore ku çalon bota e sotme. Qeveritë duhet të veprojnë sot të mbyllin hendekun e madh që ekziston midis premtimeve dhe performancës ndaj të drejtave të njeriut”. Raporti 2008 i AI, tregon 60 vjet rënie të të drejtave të njeriut. Njerizt torturohen në të paktën 81 vende në botë, përballen me gjykime jo të të drejta nga gjykatat në të paktën 54 vende dhe nuk lejohen të flasin lirshëm në të paktën 77 vende. “Vendet në zhvillim duhet të dinë kë vënë në krye dhe të largojnë politikanët dritëshkurtër të cilët kanë bërë jetën e njeriut më të rrezikshme” – tha Khan.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008