E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria dhe papunësia në nivele të larta

Autori i Lajmit: red.
Megjithë rritjen ekonomike, varfëria dhe papunësia në Shqipëri ngelen në nivele të larta. Kjo shoqërohet me shërbimin e dobët shëndetësor dhe mësimor në zonat rurale, të cilat detyrojnë njerëzit t i drejtohen zonave urbane. Kjo gjë çon në rritjen e të pastrehëve si dhe në ndërtimin e shtëpive në zona të palejuara. Në muajin shtator, Shqipëria ratifikoi konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në muajin nëntor Shqipëria ratifikon Protokollin e Konventës së fëmijëve sa i përket shitjes së fëmijëve, prostitucionit dhe pornografisë së fëmijëve; dhe për fëmijët në konfliktet me armë.

Ky lajm është publikuar: 29/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›