Të gjitha sëmundjet e shkaktuara nga obeziteti
Autori i Lajmit: red.
Mbipesha është bërë faktor ndikues për rreth 600 milionë njerëz me hipertoni arteriale, 177 milionë të sëmurë me diabet, 20 milionë të prekur nga kanceri dhe 20 milionë me sëmundje të zemrës e të arterieve të trurit.
Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe punë të pandërprerë qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por i depoziton si “karburant” rezervë. Ky është një mekanizëm fiziologjik mbrojtës i organizmit për t i përdorur rezervat në rastet e mungesës së ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në formë dhjami. Duke mos u marrë me aktivitete, duke qenë pasiv, po ashtu duke u ushqyer më tepër nga sa duhet, një pjesë e kalorive të marra nuk digjen, por shtresohen në formë dhjami. Depozitimi i kalorive kur shtohet progresivisht, arrin deri në obezitet.
Obeziteti, shkaktar sëmundjesh
E keqja e obezitetit nuk është vetëm estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike. Mbipesha është bërë faktor ndikues për rreth 600 milionë njerëz me hipertoni arteriale, 177 milionë të sëmurë me diabet, 20 milion të prekur nga kanceri dhe 20 milion me sëmundje të zemrës e të arterieve të trurit. Obeziteti dhe shfaqja e sëmundjeve të tjera të zemrës, hipertensioni, kanceri, diabeti, niveli i lartë kolestrolit, u bënë shkak për vdekjen e shumë të sëmurëve. Studimet e bëra nga ekspertët treguar ndikimin e plotë që kishte obeziteti në shfaqjen e kancerit te gratë. Mbipesha shfaqej si faktor nxitës i 10 tipave të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Të gjitha këto sëmundje kishin probabilitet më të lartë shfaqjeje sidomos pas periudhës së menopauzës. Sipas studimeve më të fundit të realizuara nga shkencëtarë e ekspertë të njohur në SHBA dhe në Evropë, ka rezultuar se obeziteti është shkaktar i kancerit të gjirit dhe mitrës rreth 189 për qind. Po ashtu ai është shkaktar i kancerit në ezofag (gurmaz), në masën 138 për qind. Te gratë në periudhën e menopauzës, mbipesha shkakton kancer në zorrën e trashë në masën 61 për qind. Por mbipesha bëhet shkak edhe për kancerin në veshka 53 për qind, leuceminë në masën 50 për qind, probleme me zemrën në masën 140 për qind, dëmtimin e palcës së kockave në masën 31 për qind, kancerin në pankreas 24 për qind, limfomën në masën 17 për qind dhe komplikacione në vezore ndikon në masën 14 për qind. Për këto dhe shumë shqetësime të tjera, duhet treguar kujdes i veçantë për të shmangur obezitetin. Mbipesha kthehet në një problem serioz për shëndetin. Dhe jo vetëm që sjell shqetësime por bëhet shkak edhe për shfaqjen e disa sëmundjeve të tjera, si edhe formave të ndryshme të kancerit. Këto studime kanë treguar veçanërisht kujdesin që duhet të tregojnë gratë gjatë periudhës së menopauzës.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008