Barazia gjinore, masa kundër dhunës në familje
Autori i Lajmit: red.
Bazuar në Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje, rreth një e treta e grave dhe vajzave shqiptare përjetojnë një formë dhune brenda familjes. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta, grupmoshat që përjetojnë më shumë dhunë janë 18-23 vjeç dhe 37-45 vjeç, ndër të cilat më të rrezikuara janë gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, gratë dhe vajzat rome si dhe gratë e vajzat e zonave rurale. Drejtoresha e Drejtorisë së Politikave të Shanseve të Barabarta, Ana Xheka, foli dje për mediat lidhur me nismat e ndërmarra në kuadër të zbatimit të kësaj strategjie dhe përmbushjen e detyrimeve të aktorëve të përfshirë në të. Sipas saj, në shoqërinë shqiptare vihet re një rritje e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat, fëmijët dhe të moshuarit. "Qeveria Shqiptare është angazhuar në një fushatë gjithëpërfshirëse për të parandaluar e luftuar dhunën në familje, në përputhje me Fushatën e Këshillit të Evropës, duke ndërmarrë masa konkrete politike e legjislative, duke siguruar mbrojtje e mbështetje për viktimat dhe rritur ndërgjegjësimin e komunitetit për problemet e dhunës në familje”,- theksoi drejtoresha Xheka. Sipas saj, në këtë fushatë ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë midis Qeverisë, Parlamentit, si edhe shoqërisë civile. Qeveria shqiptare, që në nëntor 2006 e në vazhdim, ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për rritjen e ndërgjegjësimit të gjithë shoqërisë shqiptare, në lidhje me fenomenin e dhunës në familje. Departamenti i Strategjive dhe i Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj, që funksionon pranë Këshillit të Ministrave, ka filluar të koordinojnë punën me qëllim që të gjitha projektet e adresuara ndaj fenomenit të dhunës, të mos jenë të mbivendosura në të njëjtat zona, apo për të njëjtën problematikë, por produktive dhe të monitorueshme, me qëllim që të kemi rezultate të prekshme. Me iniciativën e UNDP, së afërmi do të publikohet një studim, i cili po kryhet në një masë të gjerë, ku do të pasqyrojë shifra më konkrete, çka nënkupton se do të ketë edhe ndërhyrje më efikase ndaj fenomenit të dhunës. Për vitin 2008 të dhënat statistikore për dhunën në familje do të përmbajnë më tepër të dhëna të specifikuara, duke pasur parasysh që në të gjitha drejtoritë e policisë së qarqeve do të përdoren tabela me të dhëna më të detajuara.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008