Ne 20 vitet e ardhshme cmimet e ushqimeve do dyfishohen

Çmimet e ushqimeve do të dyfishohen në 20 vitet e ardhshme nëse udheheqesit botërorë nuk marrin masa për të reformuar sistemin global të ushqimit, ka paralajmëruar organizata OXFAM.
Në vitin 2020, kostoja mesatare e lëndëve të para të ushqimeve bazë do të rritet nga 120% - në 180%, parashikoi Oxfam në raportin e saj.
Organizata kundër varfërisë u bëri thirrje liderëve botërore të përmirësojnë sistemin e tregjeve të ushqimit dhe të investojnë në klimën globale.
Në raportin e saj, organizata Oxfam nxjerr në pah katër pikat e nxehta të pasigurisë ushqimore, të zonave të cilat tashmë luftojnë për të ushqyer qytetarët e tyre.
“Edhe pse bota është e aftë për t`i ushqyer të gjithë, një në shtatë persona është çdo ditë i uritur”, thuhet në raport.
865.000 njerëz në Guatemalë, janë të pasigurt për ushqimin e tyre për shkak të mungesës së investimeve të shtetit tek fermerët e vegjël.
Në Indi, njerëzit shpenzojnë dyfishin e të ardhurave të tyre në krahasim me një anglez.
Ndërsa në Azerbajxhan, prodhimi i grurit ra me 33% vitin e kaluar për shkak të motit të dobët, detyroi vendin të importojë nga Rusia.
Aktualisht, çmimet e ushqimeve janë 20% më të larta krahasuar me vitin 2009.
Në Afrikën Lindore, tetë milion njerëz përballen aktualisht me mungesa kronike të ushqimit për shkak të thatësirës.
Banka Botërore ka paralajmëruar gjithashtu se rritja e çmimeve të ushqimit do të shtyjnë miliona njerëz në varfëri ekstreme.
Në një raport të bërë publik në prill, BB tha se çmimet e ushqimeve u rritën me 36% krahasuar me një vit më parë, kjo si pasojë e problemeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Në mesin e shumë faktorëve të rritjes së çmimeve të ushqimit në dekadat e ardhshme, Oxfam parashikon se ndryshimi i klimës do të ketë ndikime tejet të rënda.