E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrapi i shpejtë parandalon sëmundjet kardio-vaskulare

Parandalimi: për një kohë të gjatë shkencëtarët janë marrë me këtë çështje. Që në moshë të re duhen nxitur fëmijët që të merren me aktivitete fizike, për të parandaluar sëmundjet kardio-vaskulare në moshë madhore. Po si t’i nxisim ata, sidomos gjatë adoleshencës, që të kryejnë aktivitete sportive si vrapimi.

Një lajm i mirë vjen nga disa kërkues anglezë dhe amerikanë, që kanë zbuluar se vrapimet e shkurtra janë një alternativë shumë e mirë për të përmirësuar rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Përgjatë shtatë javëve, tri herë në javë, ata kanë eksperimentuar me rreth tridhjetë adoleshentë, ku të ndarë në grupe ata kryenin aktivitete fizike, si vrapime që zgjasnin 20 minuta ose sprinte të shkurtra me gjatësi prej njëzet metrash.

Këtyre dy grupeve iu matën peshën, tensionin, frymëmarrjen, kolesterolin, para fillimit të aktiviteteve. Dhe si përfundim u pa se të dy tipet e aktiviteteve i ulën ndjeshëm rreziqet e sëmundjeve kardio-vaskulare, por duhet thënë se grupi i adoleshentëve të vrapit kaloi më shumë kohë në këtë aktivitet (rreth 420 minuta) përkundrejt grupit të sprintit (63 minuta). Si pasojë, kërkuesit që e botuan këtë eksperiment në gazetën amerikane Human Biology, vlerësuan se adoleshentët ishin më të interesuar ndaj sprinteve, duke qenë se kalonin më pak kohë duke u marrë me aktivitete fizike dhe njëkohësisht kishin rezultat. Jogging, sprint, ecja apo sportet e tjera, ajo çka është e rëndësishme është që të merresh me një aktivitet fizik që të bën të ngrihesh nga karrigia. Sipas një studimi bërë kohët e fundit, ata që punojnë ulur për më shumë se gjashtë orë në ditë i ulin ndjeshëm vitet e jetës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›