E Diel, 1 Nëntor 2026

Një nga pistat më të avancuara është vaksina

Poliartriti reumatoid ka shumë përbërës imunitar dhe inflamatorë mbi të cilat kërkohet një sërë përpjekjesh për kërkimet, nga njëra anë për të kuptuar mekanizmin e sëmundjes dhe faktorët dhe nga ana tjetër të zbulohen fusha të reja për terapinë.

Përbërësi që ka poliartriti ka të bëjë me një përgjigje auto-imunitare kundër membranës së disa kockave. Antigjeni i këtij reaksioni ende nuk është zbuluar, edhe pse janë bërë shumë kërkime në këtë fushë.

Sipas mjekëve, gjatë studimit nuk duhet të shihen personat kur janë në krizë, pasi në këtë rast përdoren kortizoidë që kanë efekte anësore.

Strategji të tjera kanë të bëjnë më shumë me përbërësit imunitarë të sëmundjes dhe qelizat që ndodhen në të. Ndërsa disa mjekë të tjerë kërkojnë të bëjnë një terapi qelizore, duke u nisur nga qeliza të kockës dhe kërceve dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e imunitetit. Ndërsa ekipe të tjera mjekësore janë të interesuar të injektojnë në kocka limfocit T, e quajtur rregullatori për kufizimin e inflamacionit. Bioterapitë e para janë disa antikorpe TNF-alfa. Një nga pistat më të avancuara është një vaksinë terapeutike, objektivi i së cilës do të jetë prodhimi i antitrupave nga vetë organizmi. Edhe pse gjilpërat duhet të përsëriten rregullisht, mjekët shpresojnë që përgjigjja imunitare të rregullohet më mirë në këtë mënyrë. Në pritje të këtyre terapive novatore, një molekulë e re duhet t’i shtohet së shpejti bioterapive ekzistuese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›