E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliartriti reumatoid, të rejat terapeutike

Kjo lloj sëmundjeje e dhimbshme, me shkaqe ende të panjohura, shërohet më mirë kur diagnostikimi bëhet më herët

Nga një trajtim i mirë që nis që në fillim të tre muajve kur nisin shenjat e para, mund të themi se e parandalojmë poliartritin. Si të gjitha sëmundjet e tjera kronike, një bioterapi efikase ka sjellë efekt pozitiv te shumë pacientë.

Poliartriti reumatoid sjell dhimbje dhe fryrje të duarve dhe kyçeve në mënyrë simetrike. Këto dhimbje janë më të forta gjatë natës dhe në mëngjes duhet të paktën një gjysmë ore për të shtypur kockat. Që në momentin e parë kur shfaqen këto simptoma, duhet të këshilloheni mjekun specialist. Diagnostikimi ka të bëjë me kontrollin klinik të kockave dhe një analizë biologjike. Ekzaminime radiologjike mund të bëhen për të parë kockat e prekura.

Poliartriti reumatoid është një sëmundje auto-mune, në të cilën sistemi imunitar reagon kundër disa proteinave të modifikuara në organizëm. Këto modifikime janë natyrore dhe prodhohen në disa organe, siç janë mushkëritë, por në disa raste sistemi imunitar reagon ndaj këtyre molekulave. Zakonisht nga kjo preken 3 në 4 gra rreth moshës 40 vjeçe, çka do të thotë se kjo luan një rol gjatë menopauzës dhe ndryshimi i hormoneve është i rëndësishëm. Disa faktorë ambientalë janë identifikuar dhe sigurisht dhe duhani, të cilët luajnë një rol të madh. Një studim i fundit ka treguar se te pacientët që kanë një profil gjenetik të favorshëm për poliartritin dhe që nuk pinë duhan, kanë mundësi që të ulin rrezikun e sëmundjes.

E dimë që duhani e rëndon sëmundjen dhe e ndihmon që të avancojë, në 20 ose 30 për qind të rasteve një shok psikologjik është i barabartë me origjinën e kësaj sëmundjeje.

Poliartriti nuk shfaqet njësoj te të gjithë pacientët në zhvillimin e tij. Trajtimi i tij bëhet në dy akse: me ilaçe kundra dhimbjeve, por edhe me gjilpëra për në fazat kur dhimbjet bëhen më të mëdha.

Inflamacioni

Kur sëmundja është zbuluar më parë, mjekët japin ilaçin metotreksat, që mbetet një ilaç reference për inflamacionin. Nëse sëmundja është e përparuar apo pas 3 muajsh ilaçet nuk janë të mjaftueshme, mjeku mund t’ju këshillojë bioterapi, për të gjetur në këtë mënyrë katër molekula, për të gjetur se cila prej tyre është efikase për pacientin.

Poliartriti mbetet një sëmundje kronike dhe personat e prekur duhet të jenë vigjilentë, pasi dhimbjet mund të nisin fill pasi keni lënë ilaçet.

Përgatiti: Aida Harka

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›