Në 200-vjetorin e Mendelson-it
18/02/2009 Një koncert trio me violinistin Andreas Reinier, Pletër Guralumin (violonçel) dhe pianistin Desar Sulejmanin është menduar që të vijë në stinën Klasik mbrëmjen e sotme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti është planifikuar me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit Felix Mendelson Bartholdy dhe do të pasohet disa ditë më vonë, më 21 shkurt nga një tjetër koncert me Orkestrën Simfonike të RTSH-së, nën drejtimin e prof. David de Villiers, solist prof. Andreas Reiner (violinë).
Felix Mendelson (1809-1847) i përket periudhës së parë romantike. Kompozitor i shquar gjerman, pianist dhe dirigjent, nip i filozofit Moses Mendelson, u lind në një familje hebreje me emër, e cila më pas u konvertua në të krishterë. Shkroi simfoni, koncerte, pjesë për piano dhe muzikë dhome.
Muzika e tij u rivlerësua vërtet vetëm në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.