E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Europës për Kushtetuesen: Zbatoi kompetencat për pezullimin e ligjit

18/02/2009  Këshilli i Europës përshëndeti dje vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të ligjit të lustracionit. Komiteti i Monitorimit në Këshillin e Europës është shprehur se Gjykata Kushtetuese përdori kompetencat për pezullimin e ligjit të lustracionit. Ky këshill shprehet i kënaqur për vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila njëkohësisht i është drejtuar Komisionit të Venecias për një mendim më të specializuar juridik në lidhje me ligjin për hapjen e dosjeve. Dy ditë më parë Kushtetuesja vendosi pezullimin e zbatimit të ligjit me 7 vota pro, nga 9 anëtarë që ka kjo gjykatë. Vendimi shkaktoi reagimin e menjëhershëm të mazhorancën, e cila, me gjithë kritikat në drejtim të Kushtetueses, deklaroi se do të zbatonte vendimin. Ligji i lustracionit, i miratuar në Kuvend me 74 votat e mazhorancën, u ankimua në gjykatë nga 36 ligjvënës, Shoqata e Prokurorëve dhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ankimuesit kërkuan pezullimin e zbatimit të ligjit dhe shpalljen e tij si antikushtetues. Ndërkohë faktori ndërkombëtar, përfshi këtu Shtetet e Bashkuara, OSBE-në, BE-në dhe KE-në, kërkuan nga mazhoranca të rishohë qëndrimin ndaj ligjit të miratuar, pasi sipas tyre drafti nuk ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjithashtu ndërkombëtarët sugjeruan marrjen e një vendimi nga Komisioni i Venecias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›