Këmbehen drejtorët e doganave të dy porteve
18/02/2009 Durrës dhe Shëngjin
DURRES- Drejtorët e degës së doganës në Durrës dhe në Lezhë kanë vendosur të këmbejnë vendet dhe zyrat. Vendimi ka ardhur ditën e hënë, por është bërë publik dje në mesditë teksa vet kreu i degës së doganës së Durrësit, Arben Ibroja, ka konfirmuar lajmin. Zëvendësimi i kryedoganierit të Durrësit me atë të Shëngjinit ka ardhur në një kohë kur treguesit në portin e doganën e qytetit bregdetar kanë qenë shumë pozitive. Ibroja dje i ka lënë zyrën ish drejtorit të doganës në Lezhë, Mikel Miloti. Ky këmbim ka ardhur thuajse plot 3 vjet e 3 muaj nga koha që Arben Ibroja mori detyrën për të drejtuar doganën në Durrës një nga më të mëdhatë në vend. Në kohën që Ibroja mori këtë post dogana i sillte arkës së shtetit 60 milionë lekë arkëtim në 24 orë në një kohë që taksa doganore ishte 11.5 për qind. Niveli i arkëtimeve është rritur ndjeshëm në tre vitet e fundit edhe pse në saj të politikave të reja taksa doganore është ulur. Aktualisht dega e doganës në Durrës mbledh mesatarisht 121 milionë lekë në ditë, ndërsa taksa ka zbritur në 2 për qind. Një lëvizje e tillë e Ibrojës me Milotin është bërë në kuadër të qarkullimit që ka ndërmarrë Drejtoria e Përgjithshme.