E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja, progresi i Shqipërisë në NATO

Në mbledhjen e parë në Shqipëri, të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, Presidenti i  saj Karl Lamers, deklaroi se ky takim do ndihmojë për të avancuar progresin që Shqipëria ka arritur pas anëtarësimit në NATO.

Në Asamblenë ku bëjnë pjesë organizatat kombëtare të 40 vendeve anëtare e partnere të NATO-s, fjalën e mori dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili u ndalë në rolin që duhet të luajë NATO për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin ambasadori amerikan Arvizu, përfaqësues të 40 vendeve, anëtare e partnerë të NATO-s, diplomatë e analistë që diskutuan për prespektivën e Aleancës Alantike e dialogun strategjik NATO – BE.

Ne kemi parë progres domethënës gjatë 2 dekadave të fundit dhe shumë vendime të rëndësishme për të çuar vendin para. Uroj që kjo Aamble do të japë kontribut në përpjekjet tuaja,ndërsa ne mbështesim Shqipërinë për të vijuar punën e saj drejtëtë ardhmes-tha Lamers.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›