Wollfarth: Pres zhvillime paqësore në Tiranë
ELBASAN- Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për Tiranën që lë në fuqi vendimin e KQZ-së për të shpallur fitues kandidatin e maxhorancës Lulzim Basha me 93 vota, flet edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth.
I ndodhur në qytetin e Elbasanitku ka vizituar institucionet në vend si bashkinë, prefekturën, gjykatën dhe prokurorinë, Wollfarth ka bërë thirrje për qetësi dhe qartësi në Tiranë, ndërsa kërkoi një administrim të mirë për kryeqytetin pasi procesi të ketë përfunduar.
“Pres zhvillime paqësore në Tiranë, në vend duhet të vendoset qartësi dhe të ketë një administrim të mirë pas përfundimit të gjithë këtij procesi”, nënvizoi kreu i OSBE-së.
Kreu i OSBE-së e cilësoi si mjaft të rëndësishëm këtë tur vizitash në Elbasan, duke theksuar se "doja të shihja punën e këtyre institucioneve, të cilat bazohen në shtetin e së drejtës, në mënyrë që të shoh edhe mundësinë për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen".
(m.a/BalkanWeb)