E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonte pasaporta pranga grevistit socialist te urise

Policia e Korçës goditi një grup falsifikatorësh të pasaportave biometrike, truri i të cilit ishte një profesor i matematikës në Universitetin e Korçës.

Sitki Mullai, në bashkëpunim me të birin Relsi Mullain, punonjës i kompanisë së prodhimit të pasaportave, “Aleat”, dhe me ndihmën e dy bashkëpunëtoreve të tjerë, vidhnin gjeneralitetet e personave të paskeduar nga agjencitë e hetimit të krimeve të vendeve të BE-së, duke i tjetërsuar dhe pajisur me këto të dhëna, persona të tjerë me precedentë penale ne vendet e huaja.

Për çdo falsifikim, ata siguronin një shumë nga 5 deri në 7 mijë euro.

Sikti Mullai organizonte lidhjet mes klientëve me të dhëna kriminale dhe punonjësve të “Aleat”.

Për policinë e Korçës përfshirja e profesorit të matematikes në këtë rrjet kriminal ishte surprizë.

Ndoshta ai ishte i panjohur për blutë e qytetit juglindor, pasi nuk kishte precedentë penale.

Por për publikun e vëmendshëm ndaj zhvillimeve politike ai është një figurë e njohur.

Sikti Mullai ishte mes grevisteve të urisë të Partisë Socialiste, të ngujuar në çadrat e ngritura në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në maj të vitit 2010.

Një ndër 220 heronjtë, siç i etiketoi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Pamjet televizive e tregojnë atë shpeshherë në krah të liderit socialist, madje edhe duke mbajtur fjalime apo duke dhënë intervista për mediat.

Madje ai u bë i njohur mediatikisht edhe për faktin se disa të përditshme aluduan me faktin se si njëkohësisht ai mundi të ishte edhe ne grevën e urisë, edhe duke dhënë mësim në universitetin e Korçës.

Sipas policisë, veprimtaria kriminale e grupit të drejtuar prej tij, ka nisur përpara se ai të rreshtohej në krah të Edi Ramës, në grevën e urisë dhe ka vijuar gjatë grevës dhe pas saj.

Por pjesëmarrja e elementëve me tendenca dhe precedencë kriminale në aksionet politike të Partisë Socialiste nuk përbën risi tashmë, siç u vërtetua edhe në dhunën ndaj institucioneve kushtetuese, më 21 janar, ku mjaft nga ata që sulmuan forcat e policisë, rezultuan me precedentë të rrezikshëm kriminalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›