E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 27 maj çelet tenderi për koncesionin e HEC-it mbi lumin Gostivisht



Në 27 maj do të zhvillohet tenderi i hapur për dhënien me koncesion për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin e Gostivishtit, të rrethit të Përmetit. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për këtë proces. Sipas METE-s, kërkohet që projekti të realizohet mbi lumin e Gostivishtit dhe ofertuesit e interesuar duhet të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 27 maj 2009, ditë kur do të bëhet hapja e ofertave në Ministrinë e Ekonomisë.

Ankandi i BSH-së, dolën për shitje 3.2 miliard lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, zhvilloi sot ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit të Qeverisë. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në këtë ankand Ministria e Financave ofroi për shitje bono thesari me maturim 3 mujor, me një total prej 3.2 miliardë lekësh, të cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë.

28 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›