"Partite gjobe nese s'kane 30% te kandidateve femra"
Nese partite politike nuk kane ne listen e kandidateve per deputete 30 per qind te emrave femra, ato do te penalizohen. Kjo ka qene deklarata qe ka bere dje zv/ministrja e punes, Marjeta Zace. Sipas saj, ne rast se kjo kuote nuk do te plotesohet nga subjektet politike atehere per ato parashikohen dhe sanksione ne baze te ligjit per barazi ne shoqeri, por edhe Kodit Zgjedhor. Sipas Zaces keto ndeshkime shkojne nga mospranimi i listave nga KQZ deri tek ato financiare. "Ne listat e perfaqesimit nga partite politika do te jete kuota 30 per qind sepse ka dhe sanksione. Sanksioni i pare eshte qe ato lista nuk do te pranohen, ne rast se insistojne se nuk do te kene 30 per qind te grave ne lista, atehere do te denohen me sanksion financiar " tha Zace. Drejtuesit e programeve qe operojne ne vend per perfaqesimin e grave ne jeten politike e kane quajtur nje hap pozitiv kuoten prej 30 per qind e cila sipas tyre duhet te zbatohet nga partite politike. "Duhet te shkojme mbi 30 perqindeshin i cili eshte nje numer dysheme. Ne nuk duhet te lejojme te zbresim nen kete nivel. Edhe kete kuote e kemi konsideruar sukses te madh nga aspekti ligjor" tha Merita Poni. Aktualisht ne Shqiperi perfaqesimi i grave ne Parlament eshte ne shifren 7.1 per qind. S.Isaku
Durres-Kukes
Vendimi
Gjykata
Kolegjet e Bashkuara pushuan dje, gjykimin dhe akuzat ne ngarkim te drejtorit te Pergjithshem te Rrugeve, Andi Tomes dhe ministrit te Jashtem Lulzim Basha.
Durres-Kukes
Vendimi
Gjykata
Kolegjet e Bashkuara pushuan dje, gjykimin dhe akuzat ne ngarkim te drejtorit te Pergjithshem te Rrugeve, Andi Tomes dhe ministrit te Jashtem Lulzim Basha.