E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pastrehet, kriteret per kredi "sociale"

Vetem 250 nga rreth 4500 te pastrehe qe numerohen ne shkalle vendi te regjistruar zyrtarisht prane zyrave te pushtetit lokal, do te kene shansin qe te "fusin koken" ne banesa me qera te ulet nga shteti. Nje gje te tille e parashikon Programi i Banesave me Kosto te Ulet, permes se cilit do te jepen 250 kredi te lehtesuara nga shteti, te cilat do te ndikojne ne zbutjen e kesaj plage urbane, qe u thellua fill pas vitit 1997.

Programi

Ky program i ri shkon paralel me Bonusin e Strehimit qe funksionon prej tre vjetesh dhe menaxhohet nga Drejtoria e Menaxhimit te Strehimit dhe Sherbimit Social prane Bashkise se Tiranes. Kjo Drejtori, per ta bere sa me transparent procesin, ka shpallur njoftimin ne te gjitha Njesite Bashkiake te Tiranes, per te gjithe familjet qe kane paraqitur kerkesat per trajtim me bonus strehimi. Sipas kritereve te percaktuara, familjet aplikante duhet te kene nivele te ardhurash ne keto kufij: 24 699 - 41 292 leke (per familjet te perbera nga 1- 2 persona); 34 356 - 55 348 leke (per familjet te perbera nga 2-3 persona); 44 841 - 71 431 leke (per familjet te perbera nga 3-4 nga persona); 56 569 - 90 556 leke (per familjet te perbera nga 4-6 persona). Fituesit e kredive do te jene ata te cilet do te kene piket maksimale, sipas sistemit te pikezimit, miratuar ne Keshillin Bashkiak ne dhjetor te vitit 2008, ku piket maksimale u jepeshin familjeve qe jetonin ne shtepi me ish-pronare. Pas perzgjedhjes, lista e fituesve do te kaloje per miratim ne Keshillin Bashkiak te Tiranes dhe me pas dokumentacioni do t'i kaloje bankes, per dhenien e kredise.

Dokumentacioni

Familjet qe do te aplikojne ne kete program, duhet te paraqesin ne Bashkine e Tiranes nje dosje te plote me dokumente. Disa prej dokumenteve qe duhet te dorezohen jane: vertetim per te ardhurat neto te familjes; vertetim nga Zyra e Ndihmes Ekonomike nga njesia bashkiake, nese perfitojne nga programi i ndihmes ekonomike; vertetim nga zyrat e punes, per personat e perfshire ne programin e pageses se papunesise; vertetim nga sigurimet shoqerore per personat ne pension. Keta qytetare duhet te marrin edhe vendime nga hipoteka. Ku te vertetohet nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, nese familja ka ne pronesi banese a mjedis qe te perdoret si i tille; per siperfaqen e prones qe zoteron familja, kur banesa eshte me sip. nen normat ne fuqi te strehimit; vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme e vendit te origjines, se nuk figuron e regjistruar asnje prone, e cila mund te perdoret per strehim per familjet qe kane ndryshuar vendbanim. Si dhe dokumentet e tjera duhet te merren nga gjendja civile, ku keto familje rezultojne te regjistruara. Te cilat jane: Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, per efekt te llogaritjes se moshes per ciftet e reja. Ligji parashikon ne kriteret e perfituesve edhe ciftet e reja me moshe deri ne 55 vjec. Dokument ku provohet se kryefamiljari eshte grua e ve ose e divorcuar, si dhe familje me shume femije.

Te ardhurat

Aplikantet qe do te kerkojne te bejne pjese ne keto program strehimi duhet te kene nje nivel te konsiderueshem te ardhurash. Nje familje me dy persona duhet te kete minimalisht 25 mije leke te ardhura, nderkohe nje familje me 4 persona duhet te kete rreth 50 mije leke te ardhura, ndersa nje familje me 6 persona duhet te kete mesatarisht 70 mije leke te ardhura ne muaj.

Dokumentet

Vertetim per te ardhurat neto te familjes

Vertetim nga Zyra e Ndihmes Ekonomike nga njesia bashkiake

Vertetim nga zyrat e punes, per personat qe marrin pagese papunesie

Vertetim nga sigurimet shoqerore per personat ne pension

Vendime nga hipoteka, per pronat e paluajtshme

Dokumenti zyrtar i celebrimit

Certifikatat personale

Dokument ku provohet se kryefamiljari eshte grua e ve ose e divorcuar, si dhe familje me shume femije.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›