Pasuria, ambasadori ne prokurori

Ambasadori yne ne Hungari, Florian Nova, u padit dje ne Prokurori per shkak se nuk justifikon dot, shifren prej 300.000 eurosh "kesh", qe disponon. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, i drejtuar nga Adriatik Llalla, dorezoi dje ne Prokurori, padine penale me akuzen, fshehje te deklarimit te pasurise. "Ne perfundim te kontrollit te plote rezulton se subjekti Florian Ismail Nova, ne deklaratat e interesave private ka fshehur pasurine, ka pasqyruar te dhena te rreme si dhe nuk justifikon burimin e te hollave "kesh" ne shumen 300.000 euro, duke mos permbushur ne kete menyre, detyrimet ligjore qe rrjedhin nga ligji", vleresoi ILDKP.
Paqartesite
Ne deklarimin e pasurise, ambasadori yne ne Hungari, Florian Nova deklaroi fillimisht se shumen prej 300.000 euro, e kishte marre dhurate nga e ema. Ky deklarim, vuri ne levizje inspektoratin, i cili pas perfundimit te kontrollit aritmetik dhe logjik, nisi hetimin administrativ me qellim sqarimin e burimit te krijimit te dhurates prej 300.000 euro. Pas nisjes se ketij hetimi, Nova dha shpjegime ne ILDKP duke pohuar se shumen e madhe te parave, e ka marre dhurate nga e ema. Madje vete e ema, Eleonora Nova nenshkroi se ia dhuroi te birit shumen prej 300.000 euro, nga te cilat nje pjese eshte trashegimi nga prona e saj ne Rumani, ndersa pjesa tjeter eshte nga kursimet e saj dhe te bashkeshortit. Por pas kesaj deklarate, menjehere ambasadori shpjegoi se e ema ia mori serish shumen prej 300.000 euro, ndoshta me mendimin ta ndaje me vone ndermjet tij dhe vellezerve qe jetojne e punojne ne Itali dhe per kete arsye, ai nuk e deklaroi ne formularin e pasurise.
Ndeshkimi
Pas hetimeve, Inspektorati arriti ne perfundimin, se Nova ndryshoi burimin e krijimit te shumes se deklaruar. Nje here qe ajo vjen nga pronat e se emes ne Rumani, nje here nga kontributet e vellezerve pa permendur kursimet e prinderve. Nga ana tjeter, ai nuk disponon as dokumentacionin per te vertetuar se parate kane ardhur nga shitja e pronave ne Rumani. "Subjekti nuk sqaron se perse nje shume e tille e konsiderueshme nuk mbahet ne institucionet bankare, por ne menyre te pashpjegueshme ne banesen e prinderve ne Kavaje, duke pasur parasysh faktin qe, nga viti 2003 nena e tij jetonte e vetme dhe prej mesit te vitit 2008, ajo nuk banon me ne Shqiperi, por ne Itali", vlereson Inspektorati. Nga ana tjeter, ai deklaroi se nuk ka pasur me pare dijeni per kete shume te hollash, nderkohe qe ne proces-verbalin e pyetjes ne ILDKP pretendon se burimi i kesaj shume, jane ndermjet te tjerave edhe kontributet e tij dhe te vellezerve te tij ne Itali. "Per arsyet e siper permendura, bazuar ne Nenin 281 te K. Pr. Penale, paraqesim kete kallezim penal, per vepren penale "Refuzimi per deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike", ndaj subjektit te deklarimit te interesave private Florian Ismail Nova", vendosi Inspektorati.
Ambasadori i Shqiperise ne Hungari, Florian Nova, nuk ka pranuar te deklaroje ne formularin e tij te pasurise, as te ardhurat mujore nga paga e tij apo nga paga e bashkeshortes. Nuk i ka pasqyruar ne asnje deklarim dhe pse e kerkon ligji.
Jo pak, por 300.000 euro, ambasadori yne ne Hungari nuk mundi dot t'i justifikoje prane Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, se si i ka siguruar si pasuri ne "kesh". Para qe mbahen jashte sistemit bankar
Pasuria e Florian Noves
Apartament banimi i ndodhur ne qytetin e Kavajes, i ndertuar ne vitin 1988, i regjistruar ne emer te babait te tij Ismail Nova, ne te cilin deklaruesi zoteron 25%,
Auto veture dhurate nga vellai i tij.
Gjendje "kesh" ne shumen prej 300.000 (treqind mije) euro, dhurate nga nena e tij Eleonora Nova, (te dhuruara permes nje deklarate me shkrim, deklarate e cila nuk eshte paraqitur ne ILDKP nga subjekti deklarues)
Nje kredi konsumatore ne shumen 5.000 (pese mije) euro te marra ne Banken Amerikane.