E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Cmimet, tani 75% me shtrenjte

"Cmimet e ushqimeve dhe mallrave te ardhura nga jashte, per vitin qe lame pas, paguhen 75 per qind me shtrenjte". Ky eshte konkluzioni i Partise Socialiste, bazuar ne te dhenat e fundit per importet nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Ne nje deklarate per shtyp te nensekretarit per programin ne Partine Socialiste, Ervin Bushati, beri dje te ditur se qytetaret gjate vitit 2008 konsumuan me pak dhe paguan me shtrenjte se ne 2005. "Sasia e ushqimeve dhe mallrave te ardhura nga jashte per vitin qe lame pas ishte me ulet, por cmimet e tyre ishin 75% me e shume se ne vitin 2005", beri te ditur zyrtari i partise me te madhe ne opozite. Sipas tij, cmimet e mallrave te konsumit jane rritur mesatarisht me 25% ne vit nga 2005-sa, bazuar ne te dhenat e fundit per importet nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Partia Socialiste shpeshhere ka akuzuar qeverine, ne menyren se si ajo menaxhon situaten, per gjendjen ekonomike ne te cilen ndodhet Shqiperia. Sipas kesaj partie krijimi i monopoleve ne treg per produktet jetesore, kane bere qe cmimet te jene me te shtrenjta se realja. "Qeverisja e manget dhe prania e monopoleve ne treg te bekuara nga qeveria, kane bere qe gjithcka qe blihet te jete teper e shtrenjte", akuzoi Bushati. Kriza ekonomike qe ka prekur te gjithe boten ka filluar te preke edhe vendin tone, kjo vihet re tek renia e fuqise blerese ne treg. "Renia e fuqise blerese ne treg eshte nje problem qe rendon jetesen e familjeve shqiptare sot dhe keto vitet e fundit", u shpreh nensekretari per programin ne Partine Socialiste. Importet zene nje vend te rendesishem ne shpenzimet e nje familje, kur mallrat kryesore te konsumit si: miell, vaj, oriz, nafte etj., vazhdojne te vijne nga jashte vendit. "Kjo do te thote me pak blerje per cdo qytetar, me cmime me te larta dhe nje jete me e veshtire, per te gjithe ata qe nuk jane brenda planeve te qeverise ne ekonomi", vleresoi Bushati. Sipas tij, qeveria ben shurdhin perballe renies se fuqise blerese duke vazhduar te shperdoroje para publike, ne propaganden e kote, pasi cdo shqiptar e di mire sa para ka tashme ne xhepin e tij. Nderkohe qe Partia Socialiste akuzon qeverine per krizen qe po kap vendin, kjo e fundit, ne mbledhjet e qeverise eshte shprehur per nje rritje te ekonomise se vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›